Politike

Kongresi i Autoriteteve Vendore Shqipëri-Kosovë, Lleshaj: Ramë dakord që në nëntor të formalizohet, platformë komuniki

7 Nëntor 2020, 11:15 Nga DOSJA
Kongresi i Autoriteteve Vendore Shqipëri-Kosovë, Lleshaj: Ramë

TIRANE– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ishte ditën e sotme në Prishtinë aty ku u takua me Zv.kryeministrin e Parë të Kosovës, z. Besnik Tahiri.

Përmes një postimi në Facebook, ai shprehet se bashkërisht ranë dakord që në nëntor të formalizohet Kongresi i Autoriteteve Vendore Shqipëri-Kosovë. Nuk është dhënë data fikse e kongresit mirëpo Lleshaj tha se diskutuan mbi rëndësinë e tryezës

STATUSI I PLOTE

Gjatë vizitës në Prishtinë, në takimin me Zv.kryeministrin e Parë të Kosovës, z. Besnik Tahiri ramë dakord që në nëntor të formalizohet Kongresi i Autoriteteve Vendore Shqipëri-Kosovë. Duke diskutuar per forcimin e bashkëpunimit mes autoriteteve vendore, folëm mbi rëndësinë që kjo tryezë të identifikojë fushat e përbashkëta dhe të intensifikojë komunikimin mes njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë dhe Kosovë. Me zyrtarin e lartë të qeverisë së Kosovës, dakordësuam që kjo iniciativë të kthehet e të shërbejë si model bashkëpunimi rajonal, e në veçanti si platformë e komunikimit të rregullt dhe efektiv mes qyteteve shqiptare në dy krahët e kufirit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kongresi i autoriteteve vendore shqiperi kosove sander lleshaj kongresi i autoriteteve vendore shqiperi kosove sander lleshaj

Sondazh

Poll