Politike

‘Socialistët nuk pranojnë mashtrimet e Ramës’/ Kryemadhi nga Lezha: Do t’i çjerrim maskën atij dhe zuzarëve të tij

7 Nëntor 2020, 12:11 Nga DOSJA
‘Socialistët nuk pranojnë mashtrimet e Ramës’/

LEZHË-Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ishte ditën e sotme e pranishme në Lezhë, prej ku iu bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të shkojnë në zgjedhje më 25 prill dhe të votojnë kundër Edi Ramës.

Në fjalën e saj Kryetarja e LSI tha se nuk ka asnjë socialist që pranon mashtrimet e Ramës, apo që nuk do taksa të ulëta dhe fëmijët në shtëpi. Beteja e LSI sipas Kryemadhit është që ta bëjnë Shqipërinë të shqiptarëve dhe t’ja çjerrin maskën Edi Ramës.

‘Nuk ka socialist që do ta pranojë mashtrimet e Edi Ramës dhe të Rilindjes. Nuk ka socialist që nuk do punë dhe pagë të mirëpaguar. Nuk ka socialist që nuk do taksa të ulta apo që nuk do fëmijën e tij në shtëpi. Njerëzit janë të gjithë njëlloj përpara zotit dhe përpara ligjit, por janë të gjithë njësoj edhe përpara dashurisë për familjen dhe fëmijën e tyre. Nuk ka flamur politik që i tjetërson ato. E pra beteja jonë është e përbashkët me socialistët e ndershëm, me socialistët e zhgënjyer për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve, për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e fëmijëve të shqiptarëve, për të kthyer djemtë dhe vajzat tona në Shqipëri. Do iu çjerrim maskën Edi Ramës dhe zuzarëve të tij më 25 prill, duke i treguar se familja shqiptare është i vetmi institucion i konsoliduar, që i ka mbijetuar luftërave dhe nuk u tjetërsua asnjëherë.’- u shpreh Kryemadhi.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi ne lezhe monika kryemadhi ne lezhe

Sondazh

Poll