Politike

‘Kokat’ e UÇK-së në pranga/ Raporti i Dick Marty-t, Rama akuzon Berishën e Metën: Pse votuat pro? Krenar për PS. Presi

7 Nëntor 2020, 15:20 Nga DOSJA
‘Kokat’ e UÇK-së në pranga/ Raporti i Dick Marty-t,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ngritur një debat të ri politik në vend. Paraditen e sotme ai u ka kërkuar “llogari” paraardhësit të tij, Sali Berisha dhe presidentit Ilir Meta, lidhur me raportin e ish-anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty. 

Numri një i qeverisë i ka pyetur të dy palët se përse votuan pro raportit të tij për Kosovën në Këshillin e Europës, ndërsa kryedemokratit Lulzim Basha i kërkon që të flasë lidhur me çështjen, por duke mos e kursyer ironinë. Sipas Ramës, Berisha dhe Meta kanë dhënë votën pro në Këshillin e Europës për raportin famëkeq të Marty-t, ku edhe janë parashtruar akuzat për krime lufte ndaj zyrtarëve të lartë të UÇK-së gjatë luftës së Kosovës. 

I pari është përgjigjur presidenti Ilir Meta me anë të zyrës së tij të shtypit. Zëdhënësi i tij, Tedi Blushi e ka krahasuar Ramën me figurën e Esat Pashë Toptanit dhe e ka paralajmëruar që të mos e përmendë më kreun e shtetit, por nuk i ka kthyer përgjigje pyetjes së kryesocialistit. Megjithatë Rama ka këmbëngulur dhe ka kërkuar një përgjigje të prerë nga Meta, i cili deri më tani ka vendosur që të injorojë. 

Nga selia e Partisë Demokratike ka reaguar vetëm ish-deputeti Edi Paloka, ndërkohë Berisha dhe Basha kanë vendosur që të heshtin ndaj akuzave të kryeministrit. 

Dick Marty përpiloi një raport lidhur me krimet e luftës gjatë përplasjes Kosovë-Serbi, punim i cili u miratua më 11 qershor të vitit 2007. Me 166 vota pro dhe vetëm 8 kundër,  Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi në vitin 2011, rezolutën  me të cilën kërkonte hetime për akuzat e trafikimin e organeve në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë, të cilat Marty i pretendonte në raportin e tij. Ajo që bie në sy është se votat e 3 deputetëve shqiptarë anëtarë të kësaj asambleje kanë qenë të ndara. Damian Gjiknuri që përfaqësonte opozitën socialiste, ka votuar kundër, së bashku me Shpëtim Idrizin. Por votën pro këtij raporti që vendoste një njollë të madhe mbi luftën e Kosovës, e ka dhënë Ilir Rusmali, asokohe deputet i Partisë Demokratike.

Ky raport famëkeq kishte përfshirë zyrtarët më të lartë të UÇK-së, të cilët mbanin poste të larta politikë në Kosovë, si përshembull presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. 

Ky i fundit dha dorëheqjen pas konfirmimit të akuzave pak ditë më parë nga Prokuroria dhe Gjykata Speciale. Së bashku me Rexhep Selimin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin, akuzohen për qindra vrasje, tortura gjatë popullsisë civile në Cuhan dhe Kukës të Shqipërisë. Krime që pretendohet se janë kryer gjatë viteve 1998-1999. Përveç tyre edhe disa bashkëluftëtarë të tjerë, akuzohen se kanë bashkëpunuar me ta, mes tyre dhe Fatmir Limaj.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike akuzat e rames per dick martyn edi paloka edi rama ilir meta tedi blushi akuzat e rames per dick martyn edi paloka edi rama ilir meta tedi blushi

Sondazh

Poll