Politike

Akuzat për raportin e Dick Marty-t/ Rama nuk i ndahet Metës: Nuk mbulohet dielli me shoshë, pse votove pro?

7 Nëntor 2020, 14:49 Nga DOSJA
Akuzat për raportin e Dick Marty-t/ Rama nuk i ndahet Metës: Nuk

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur reagimit të Presidencës lidhur me pyetjen që numri një i qeverisë ngriti lidhur me raportin e Dick Marty-t. Në rrjetet e tij sociale, Rama shkruan se presidenti Ilir Meta duhet të shpjegojë para shqiptarëve se përse votoi “pro” raportit të Marty-t së bashku me ish-kryeministrin Sali Berisha në Këshillin e Europës.

“Ilir nuk mbulohet dielli me shoshë as e vërteta me lehje e me dehje! Ti duhet t’ia shpjegosh popullit pse e votove pro raportin e Dick Marty në Këshillin e Europës, bashkë me Saliun (Dhe meqë pretendon se i do shumë dëshmorët mos e lësho gjuhën jashtë kontrollit se i turpëron keq),”-shkruan Rama. 

Kryeministri Edi Rama ka nisur debat të ri politik lidhur me raportin e Dick Marty-t, ku edhe ka pyetur ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta, për kanë votuar pro raportin që akuzonte krerët më të lartë të UÇK-së se kishin kryer krime lufte në Shqipëri. Aktualisht Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi janë prangosur. Disa bashkëluftëtarë të tjerë, akuzohen se kanë bashkëpunuar me ta, mes tyre dhe Fatmir Limaj.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike akuzat e rames per dick martyn edi rama ilir meta akuzat e rames per dick martyn edi rama ilir meta

Sondazh

Poll