Politike

“Ilir pse e votove pro Raportin e Dick Marty-t”/ Presidenca i përgjigjet Ramës: Kalon Morinën me antiplumb, mos e përmen

7 Nëntor 2020, 14:17 Nga DOSJA
“Ilir pse e votove pro Raportin e Dick Marty-t”/ Presidenca i

TIRANË– Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i ka kthyer përgjigje akuzave të kryeministrit Edi Rama, i cili i ka pyetur sot ‘kokat’ e politikës shqiptare se përse kishin votuar pro në Këshillin e Europës, raportin e Dick Marty-t. Në reagimin e tij, Blushi shkruan se Rama është nxitësi më i flaktë i urrejtjes ndaj Kosovës duke e krahasuar me figurën e Esat Pashë Toptanit. Më tej, Blushi i kujton Ramës padinë që ngriti por më pas e tërhoqi ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe në fund e ka paralajmëruar që të mos e përmendte më emrin e kreut të shtetit, Ilir Meta.

Edvin Kristaq Tradhtia, armiku më i egër i kombit shqiptar, pupaci i fëlliqur i qarqeve më antishqiptare në planet, fyesi më i ndyrë i luftës së UÇK-së e gjakut të Dëshmorëve, nxitësi më i flaktë i urrejtjes ndaj Kosovës nëpërmjet veglave të UDB-së në Prishtinë e Tiranë, frikacaku që kalon Morinën me antiplumb dhe makinë të blinduar nga frika e ndëshkimit kombëtar, ka bërë sot një pyetje publike. E ftojmë Esadistin të dalë në përballje me Presidentin Meta para të gjithë kombit shqiptar dhe për të marrë përgjigjen sy më sy. Sa për mufkat që lëshon nga Tëitter-i, as meritojnë përgjigje. Kush të urdhëroi ty KryePis të hidhje në gjyq Kryeministrin e Kosovës? Pse nuk ta mbajti të shkoje në gjyq o këlysh i rrahur që i vogël? Edvin Kristaq Tradhtia dëgjoji mirë dhe mbaji shënim këto tre porosi: 1. Ju shmange gjyqit që hape në Prishtinë por drejtësisë së kombit shqiptar nuk ke për t’i shpëtuar kurrë! 2. Mos e përmend më Presidentin Ilir Meta për çështjen e Kosovës dhe çështjen kombëtare se nuk do kesh kohë as të pendohesh o Esadist i fëlliqur! 3. Nuk do ketë Kim Philby që të të shpëtojë!,”-shkruan Blushi. 

P.S.: Kim Philby është oficer britanik i inteligjencës dhe një agjent i dyfishtë për Bashkimin Sovjetik. 

Kryeministri Edi Rama ka nisur debat të ri politik lidhur me raportin e Dick Marty-t, ku edhe ka pyetur ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta, për kanë votuar pro raportin që akuzonte krerët më të lartë të UÇK-së se kishin kryer krime lufte në Shqipëri. Aktualisht Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi janë prangosur. Disa bashkëluftëtarë të tjerë, akuzohen se kanë bashkëpunuar me ta, mes tyre dhe Fatmir Limaj.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike akuzat e rames per dick martyn ilir meta tedi blushi akuzat e rames per dick martyn ilir meta tedi blushi

Sondazh

Poll