Politike

BE përgënjeshtroi Veliajn, reagon PD: Qeveria gënjeu për 9 muaj me rradhë, kosto e shkollës shkon në 4.5 mln euro, manipu

7 Nëntor 2020, 11:13 Nga DOSJA
BE përgënjeshtroi Veliajn, reagon PD: Qeveria gënjeu për 9

TIRANË– Vijojnë sërish debatat në media mes Partisë Demokratike dhe kryebashkiakut Erjon Veliaj në lidhje me rindërtimin e gjimnazit ‘Sami Frashëri’. Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku në një deklaratë për mediat është shprehur se Veliaj gënjeu në lidhje me fondet e rindërtimit të shkollës, pasi kishte si plan fryrjen e kostove.

Tabaku shprehet se Veliaj ka gënjyer për nëntë muaj me rradhë në lidhje me fondet e Bashkimit Europian. Deklarata e BE përgënjeshtroi Erion Veliajn dhe Arben Ahmetajn dhe për të disatën herë duke i shpallur gënjeshtar dhe mashtues, tha Tabaku.

Shqiptarët dhe mbi të gjitha qytetarët e Tiranës do të marrin vesh të vërtetën, provat dhe faktet që i kemi bërë publike dhe do të vazhdojmë t’i bëjmë publike se si është manipuluar e vërteta për shkollën “Sami Frashëri”’- thotë më tej ish-deputetja.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU

Për nëntë muaj me radhë Erion Veliaj dhe qeveria gënjyen publikun duke deklaruar se shkolla “Sami Frashëri” do të ndërtohet me fondet e Bashkimit Europian. I pacipë dhe duke gënjyer ditën për diell, Erion Veliaj vazhdoi të flasë për këto fonde, edhe kur faktet flisnin kundër tij dhe pohimeve të tij. Së fundi, mbërriti deri aty sa të censurojë Delegacionin e Bashkimit Europian, i cili sqaroi publikisht se fondet për “Sami Frashërin” nuk janë nga fondet e rindërtimit të BE-së. Fare pak media e transmetuan deklaratën e Delegacionit të Bashkimit Europian, sepse pjesa më e madhe e tyre u bllokuan nga Erjon Veliaj dhe të tijtë. Prandaj, ne e kemi të qartë që media e shantazhuar, e frikësuar apo edhe blerë, ka zgjedhur të censurojë këtë deklaratë. Kjo deklaratë përgënjeshtroi Erion Veliajn dhe Arben Ahmetajn dhe për të disatën herë i shpalli Mashtrues dhe Gënjeshtar. Njeriun që gënjeu për fondet me të cilat do të rindërtohej shkolla “Sami Frashëri” që u prish në mënyrë të beftë dhe me procedura të fshehta dhe ende të pashpallura. Arsyet pas kësaj gënjeshtre dhe pas kërcënimeve dhe blerjeve që e vërteta të mos dalë në shesh, janë disa. Erion Veliaj gënjeu publikun për fondet e ndërtimit të shkollës “Sami Frashëri” që u prish në mënyrë të beftë dhe me procedura të fshehta dhe ende të pashpallura, është ai që ka kërkuar që ky informacion të mos jetë publik për qytetarët e Tiranës. Erjon Veliaj gënjeu për fondet e rindërtimit të shkollës pasi plani i tij dhe i qeverisë shqiptare ishte që t’i frynin kostot e shkollës.

Sipas tabelës së publikuar nga Bashkia Tiranë kosto e shkollës shkon në 4.5 mln euro, një vlerë gati 8 herë më e lartë se sa shkollat e ngjashme që ndërton BE. Në vend të gënjejë në mënyrë të pacipë, qeveria, bashkia, duhet t’i japin përgjigje pyetjeve që u fshihet prej dy javësh.

1. A u rehabilitua shkolla “Sami Frashëri” duke u shpallur si një shkollë që do t’i qëndronte viteve e fortë? Çfarë shkoi keq me këtë pohim të Veliaj që shkolla degradoi aq shumë sa të shembej?

2. A është shpallur në datën 27 mars projektimi i ndërtimit të shkollës “Sami Frashëri” dhe anulluar 3 javë më vonë, në 21 Prill 2020? Që do të thotë se ditën që u prish shkolla, nuk kishte as projekt-ide as projekt – zbatim dhe asnjë tender të hapur?

3. Në cilin sirtar ka përfunduar procedura e papërfunduar e tenderit për shkollën “Sami Frashëri”? Pse nuk ka asnjë dosje publike duke filluar nga fondet, projekti dhe deri tek procedurat e tenderit publik? Nëse Edi Rama dhe Erion Veliaj mendojnë se me heshtjen, kërcënimet dhe shantazhet ndaj mediave do t’i mbyllin gojën të vërtetës, i kanë bërë llogaritë gabim. Shqiptarët dhe mbi të gjitha qytetarët e Tiranës do të marrin vesh të vërtetën, provat dhe faktet që i kemi bërë publike dhe do të vazhdojmë t’i bëjmë publike se si është manipuluar e vërteta për shkollën “Sami Frashëri”. Shkolla “Sami Frashëri” është thjesht një pasqyrë e mënyrës se si Bashkia operon, se si qeveria operon. Është thjesht një mënyrë e fasadës që çdo ditë ia ofrojnë qytetarëve të Tiranës, fasadë e cila ka rënë për të gjithë shqiptarët dhe me 25 prill do të marrë goditjen përfundimtare.

Dy ditë më parë delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri i ka përgënjeshtruar deklaratat e kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, se ndërtimi i shkollës “Sami Frashëri”, do të bëhet me fondet e BE-së. Delegacioni sqaroi se shkolla nuk është pjesë e programit “Eu4 schools” dhe nuk përfiton nga mbështetja e BE.

PD dhe PS janë futur në një luftë deklaratash për ndërtimin e shkollës “Sami Frashëri” dhe truallin e saj. Jorida Tabaku akuzon Veliajn se nuk ka nisur ndërtimi i shkollës, ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se po luhet një aferë për favor të ndërtuesve që janë miq me Veliajn.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erjon veliaj jorida tabaku sami frasheri erjon veliaj jorida tabaku sami frasheri

Sondazh

Poll