Sport

Egbo: “Teuta e vështirë, presim të kemi gati edhe Bathën me Torasën”

7 Nëntor 2020, 14:18 Nga DOSJA
Egbo: “Teuta e vështirë, presim të kemi gati edhe

TIRANE – Pas startit pozitiv të kampionatit, ku mundi 2-0 Kukësin, kryeqytetasit e Tiranës do të presin Teutën, një ndër rivalet kryesore që do ti shkojë deri në fund pretednimeve për titullin kampion. Bardheblutë, në orën 13:45, do të përballen në stadiumin e Pogradecit ʺGjorgji Kyçykuʺ. Trajneri i kampionëve, Emanuel Egbo, në konferencën për shtyp para këtij takimi, është shprehur besimplotë dhe mjaft optimist për gjendjen e skuadrës kryeqytetase:

Si është gjendja e Tiranës para ndeshjes me Teutën?
Vijojmë të kemi mungesat e 3-4 lojtarëve që janë të dëmtuar, por presim rikthimin e Bathës dhe Torrasës, që ishin të pezulluar. Të tjerët janë lojtarët që luajtën kundër Kukësit dhe që shpresojmë të jenë rikuperuar plotësisht, pasi vrapuan shumë dhe shpenzuan shumë energji. Megjithatë nesër të shohim kush do të luajë.

Si e shihni përballjen e nesërme?
Njësoj si ndaj Kukësit, edhe ndaj Teutës luajmë kundër një kundërshtari që synon titullin kampion dhe do të jetë shumë e vështirë. E kemi vlerësuar maksimalisht dhe do të futemi në fushë për të bërë më të mirën dhe për të marrë fitoren.

A keni marrë sinjale të qarta ndaj Kukësit, se do të garoni sërish për titullin?
Fitorja 2-0 ndaj Kukësit ishte një shenjë apo një sinjal i mirë që dha ekipi në fushë, ndonëse me shumë mungesa. Treguam personalitet dhe tani duhet të vijojmë ashtu, për të synuar sërish triumfin në kampionat.

Kush e ka zgjedhur stadiumin dhe sa ndikon në paraqitjen e skuadrës?
Tani është koha për mbjelljen e fushave dhe do të shohim kur do të jetë gati stadiumi ynë. Tani për tani do të shfrytëzojmë opsionet që kemi, por rëndësi ka që ne të shkojmë e të japim maksimumin në çdo fushë ku luajmë.

A kanë fituar më shumë qetësi Egbo dhe Tirana, krahasuar me sezonin e kaluar?
Lojtarët që kam në këtë ekip, kanë shumë mundësi të tregojnë se janë nga më të mirët në kampionat. Kemi bërë paraqitje dinjitoze në Europë dhe kemi pësuar rritje në mentalitet e personalitet dhe strategji të lojës. Kemi lojtarë të rinj, por edhe elementë të akademisë, duke krijuar një miksim të mirë me ata me eksperiencë, ndaj do të luajnë ata që janë në maksimum.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bardheblute batha emanuel egbo kampionet ne fuqi kryeqytetasit kukesi teuta tirana torasa bardheblute batha emanuel egbo kampionet ne fuqi kryeqytetasit kukesi teuta tirana torasa

Sondazh

Poll

Sport 7 Nëntor 2020, 14:37

Martini: “Ndaj Tiranës e dimë se si fitohet”

DURRES – Në javën e parë të kampionatit të 82-të, skuadra e Teutës nuk shkoi përtej barazimit 1-1 në “Niko Dovana”, ndaj një ekipi me elementë të rinj si ...