Sport

Duka pret “futbollin” e Kosovës: “Kemi projekte të përbashkëta, do t’i realizojmë”

6 Nëntor 2020, 18:44 Nga DOSJA
Duka pret “futbollin” e Kosovës: “Kemi projekte të

TIRANE – Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, sot paradite pati një takim me homologun kosovar, Agim Ademi, i cili u shoqërua në këtë vizitë në Shqipëri nga të gjithë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së. Kreu i futbollit shqiptar, në daljen për mediet në këtë rast, preku disa tema që lidhen me bashkëpunimin mes dy federatave.

“Jam i gëzuar që prita presidentin e Federatës së Kosovës, si dhe gjithë anëtarët e FFK-së. Ishte një vizitë e programuar. Megjithëse kjo nuk është një ditë shumë e bukur për ne shqiptarët, për ngjarjet që kanë ndodhur dje, për disa nga drejtuesit e UÇK-së, të cilët kanë shkuar para drejtësisë në Hagë.

Unë jam i gëzuar që jemi bashkë për të shkëmbyer eksperienca mes komiteteve ekzekutive. Kemi projekte dhe programe të përbashkëta, të nivelit manaxherial, për bashkëpunimin e menaxhimit të dy federatave, të nivelit të përgatitjeve të trajnerëve dhe arbitrave. Projekti madhor ishte organizimi i një kupe të përbashkët, “Nënë Tereza”, e cila nuk u kurorëzua për arsye të COVID-it. Është objektiv që do ta realizojmë në vitet në vazhdim”.

Vëllazërorja e 11 nëntorit: “Bashkëpunim është dhe ndeshja që do të zhvillojmë më datën 11, para sfidave zyrtare të të dyja skuadrave, që uroj të kenë rezultateve sa më pozitive. Futbolli është lojë dhe në një lojë, gjithkush ka dëshirë të fitojë. Uroj që për të dyja stafet, ajo të jetë një vëllazërore që t’i shërbejë lojës për ndeshjet zyrtare.”

Kthimi i tifozëve në stadiume: “Ne kemi kërkuar praninë e tifozëve, por kemi marrë përgjigje negative. Kemi insistuar, por duke parë nivelin në rritje të COVID-it, duket e vështirë. Uroj që në ditë të mira të kemi 20-30% të tifozëve, të paktën në ndeshjet zyrtare. Nuk kemi pasur gjë konkrete gjatë kësaj jave. Shpresoj që brenda këtij vitit të kemi realizuar ato kërkesat që kemi pasur.”

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport federata e kosoves komitetit ekzekutiv kosova kupa nene tereza presidenti duka federata e kosoves komitetit ekzekutiv kosova kupa nene tereza presidenti duka

Sondazh

Poll

Sport 6 Nëntor 2020, 09:43

Eros Grezda dhe Oriola Marashi rikthehen bashkë?

Çifti më sexy dhe më i përfolur i botës së sportit dhe modës, mes Oriola Marashit dhe Eros Grezdës, vazhdon të tërheqë gjithmonë e më tepër vëmendjen e m...