Sport

Pesë gola të shënuar dhe asnjë duel të humbur: Ibrahimovic është MVP për muajin tetor

6 Nëntor 2020, 18:35 Nga DOSJA
Pesë gola të shënuar dhe asnjë duel të humbur:

ITALI-Lega Serie A i dha çmimin MVP të muajit tetor Zlatan Ibrahimovic, sulmuesit të Milanit.Trofeu do të jepet para fillimit të ndeshjes që kuqezinjtë do të luajnë ndaj Veronës ditën e dielë.Renditja është përpiluar sipas sondazheve statistikore të Stats Perform (një sistem i patentuar në 2010 me K-Sport), me ndihmën e të dhënave të gjurmimit të regjistruara nga Netco Sports.Për llogaritjen përfundimtare, u konsideruan ndeshjet e këtyre javëve të Serisë A.

Ndër karakteristikat kryesore që lejuan numrin 11 të shkëlqejë theksohen tek të dhënat e mëposhtme: ai zhvilloi indeksin më të lartë të efikasitetit teknik; një performancë e efikasitetit teknik prej 96.3%, me një kulm prej 98%, dhe efikasitet fizik prej 92%; falë aftësive të tij të jashtëzakonshme taktike  u lejon shokëve të skuadrës të performojnë në mënyrën më të mirë; driblimet dhe kontrolli i lojës e kanë lejuar atë që të mos humbasë kurrë një sulm 1vs1.

“Fillimi i sezonit i Zlatan Ibrahimovic ishte fantastik, me shtatë gola të shënuar në katër ndeshje. Sulmuesi ka ndryshuar fytyrën e Milanit që kur u kthye në kampionatin tonë, duke tërhequr shokët e tij në fushë me karizmën dhe cilësinë e tij. Ibrahimovic është një kampion dhe është prova se mosha nuk është një faktor përcaktues nëse punoni çdo ditë me seriozitet, entuziazëm dhe pasion “, deklaroi Luigi De Siervo, CEO i Lega Serie A.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ibrahimovic milan serie a ibrahimovic milan serie a

Sondazh

Poll

Sport 6 Nëntor 2020, 09:43

Eros Grezda dhe Oriola Marashi rikthehen bashkë?

Çifti më sexy dhe më i përfolur i botës së sportit dhe modës, mes Oriola Marashit dhe Eros Grezdës, vazhdon të tërheqë gjithmonë e më tepër vëmendjen e m...

Sport 5 Nëntor 2020, 16:24

Luçesku i kërkon Mesit fanellën, ai e refuzon

SPANJE – Ndodh gjithçka kur përballë ke një yll të futbollit botëror, si Lionel Mesi. Barcelona priti dje në “Camp Nou” Dinamon e Kievit dhe e mundi me s...