Sport

Rezultate zhgënjyese, Conte ka kundër edhe një emblemë të Interit: Trajneri po bën më shumë dëme se risi

6 Nëntor 2020, 19:39 Nga DOSJA
Rezultate zhgënjyese, Conte ka kundër edhe një emblemë

ITALI– Interi i këtij sezoni po zhgënjen ndryshe nga sezoni i kaluar ku zikaltërit bënë një nisje fantastike. Këtë vit pritet shumë, sidomos nga Conte që afroi me prepotencë Hakimin dhe Vidal. Megjithatë, rezultatet po mungojnë dhe në mendimin e një ish-futbollisti legjendar të zikaltërve si Luis Suarez, peshën më të madhe të fajit e ka trajneri.

Sipas tij tekniku italian po shkakton më shumë dëme se gjëra të mira. “Për momentin mendoj se Conte po bën më shumë dëme se gjëra ta mira. Interi nuk po ecën mirë, dhe nëse shikoj të gjithë lojtarët që janë transferuar, mendoj se rezultatet nuk janë të duhurit.

Prej momentit kur Conte ka ardhur, nuk ka arritur ende të krijojë skuadrën, të krijojë një skuadër të nivelit të lartë. Pastaj nëse duam të kënaqemi në këtë moment, atëherë është një diskutim tjetër, por Interi nuk mund të vetëkënaqet”, u shpreh Suarez.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport antonio conte inter luis suarez antonio conte inter luis suarez

Sondazh

Poll

Sport 6 Nëntor 2020, 09:43

Eros Grezda dhe Oriola Marashi rikthehen bashkë?

Çifti më sexy dhe më i përfolur i botës së sportit dhe modës, mes Oriola Marashit dhe Eros Grezdës, vazhdon të tërheqë gjithmonë e më tepër vëmendjen e m...