Sport

FOTO/ Duhen dy fitore në Ligën e Kombeve, Edy Reja rikthen në skuadër senatorët, ja lista e Kombëtares

7 Nëntor 2020, 10:10 Nga DOSJA
FOTO/ Duhen dy fitore në Ligën e Kombeve, Edy Reja rikthen në

SHQIPËRI– Nnëtori është muaji i Kombëtareve, për Shqipërinë nuk mund të flitet për një moment të mirë, kur Edy Reja ka kërkuar 2 fitore në po kaq ndeshje. Fillimisht kuqezinjtë do të luajnë miqësoren me Kosovën më datë 11 nëntor dhe dy sfidat kualifikuese ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë më 15 dhe 18 të këtij muaji. Bie në sy që në Kombëtare ka rikthime të rëndësishme si Gjasula, Balaj apo edhe Uzuni.

Lorenc Trashi do të jetë pjesë e Kombëtares, fillimisht u mendua se lojtari nuk do të pranohej nga klubi Al-Qadsia. Elseid Hysaj dhe Ardian Ismajli rikthehen në Kombëtare, pas mungesës në ndeshjet e muajit tetor. Bëhet fjalë për një rikthim edhe për Memushajn, që është i gatshëm të japë një ndihmë për Kombëtaren, për ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve.

Në fazën e sulmit, aty ku mungon goli, tekniku italian ka grumbulluar Bekim Balajn, Sokol Cikalleshin, Xhakomo Vrionin, Armando Brojën, Taulant Seferin, Rei Manajn dhe Myrto Uzunin, me këtë të fundit që ishte në dyshim, për shkak se për një periudhë të gjatë ka qenë i izoluar, për shkak se rezultoi pozitiv me Koronavirus.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport edy reja liga e kombeve shqiperia edy reja liga e kombeve shqiperia

Sondazh

Poll