Sport

Roberto Mançini me Covid-19, asimptomatik dhe i vetizoluar

6 Nëntor 2020, 18:28 Nga DOSJA
Roberto Mançini me Covid-19, asimptomatik dhe i vetizoluar

ROME – Trajneri i përfaqësueses italiane, Roberto Mançini, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmi është komunikuar nga FIGC (Federata Italiane e Futbollit), e cila bëri të ditur se trajneri i “axurrëve” është asimptomatik dhe i izoluar në shtëpinë e tij.

“Është plotësisht asimptomatik. Në përputhje me dispozitat në fuqi, trajneri “axurr” është vetizoluar në shtëpinë e tij, në Romë. FIGC ka njoftuar menjëherë autoritetet shëndetësore lokale, që kanë kompetencën territoriale për këtë rast. Trajneri do të bashkohet me ekipin kombëtar në Koverçiano, pasi të përfundojë protokollet e UEFA-s.”

Italia ka programuar tri përballje në muajin nëntor: miqësoren kundër Estonisë, në Firenze (11 nëntor) dhe ndeshjet e turit të pestë dhe të gjashtë të Nations League kundër Polonisë, në Rexhio Emilia (15 nëntor), dhe kundër Bosnjë Hercegovinës në Sarajevë (18 nëntor).

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport axurr bosnje-hercegovina estonia italia koverciane mancini polonia rome trajneri axurr axurr bosnje-hercegovina estonia italia koverciane mancini polonia rome trajneri axurr

Sondazh

Poll

Sport 6 Nëntor 2020, 09:43

Eros Grezda dhe Oriola Marashi rikthehen bashkë?

Çifti më sexy dhe më i përfolur i botës së sportit dhe modës, mes Oriola Marashit dhe Eros Grezdës, vazhdon të tërheqë gjithmonë e më tepër vëmendjen e m...

Sport 5 Nëntor 2020, 16:24

Luçesku i kërkon Mesit fanellën, ai e refuzon

SPANJE – Ndodh gjithçka kur përballë ke një yll të futbollit botëror, si Lionel Mesi. Barcelona priti dje në “Camp Nou” Dinamon e Kievit dhe e mundi me s...