Sport

VIDEO/ Duar që preken të ndarë nga xhami, Dzeko i infektuar me COVID-19,lojtari komunikon ndryshe me fëmijët

7 Nëntor 2020, 10:55 Nga DOSJA
VIDEO/ Duar që preken të ndarë nga xhami, Dzeko i infektuar me

ROMË-Tre fytyra përmes një xhami: kjo është foto që përfaqëson izolimin në shtëpi të sulmuesit të Romës Edin Dzeko, postuar nga bashkëshortja e boshnjakut. Futbollisti ka rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa lajmin e konfirmoi vetë ai. Në një video të publikuar  në rrjetet sociale shikohet si po përjetohet kjo ndarje e fëmijëve me babain e tyre. Vajza dhe djali janë afër dhomës ku është izoluar Dzeko, duke komunikuar me të pas xhamit.

Ata kanë shprehur habinë duke pyetur babain se çfarë bën aty,pse rri pas xhamit dhe nuk i takon. Vajza ka shkruar me gisht, në avullin e xhamit, emrin e babait, në mënyrë instiktive. Një moment vërtet emocionues, që tregon dramën e madhe njerëzore që po përjetojnë të gjithë nga kjo pandemi.

Edin Dzeko është rasti i shtatë pozitiv në shtëpinë e Romës, pas emrave të tillë si: Mirante, Carles Perez, Bruno Peres, Kluivert, Calafiori dhe Diaëara.Dzeko detyrohet të humbasë ndeshjen e së dielës, në “Marassi” kundër Genoas, por edhe angazhimet me Bosnjën.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dzeko roma dzeko roma

Sondazh

Poll