Sport

Femrat sfidojnë meshkujt: Futbolli ynë, më emocionues se i juaji!

6 Nëntor 2020, 12:35 Nga DOSJA
Femrat sfidojnë meshkujt: Futbolli ynë, më emocionues se i juaji!

TIRANE – Për një periudhë shumë të gjatë, futbolli është konsideruar gjerësisht si sporti i meshkujve, megjithatë vajzat e moshave të ndryshme nga 5 deri në 13 vjeç, jo vetëm që e konsiderojnë futbollin si karrierë, por disa prej tyre mendojnë se ndeshjet me vajzat janë më të forta dhe më emocionuese, se kur luajnë me djem të moshës së tyre.

Të angazhohesh me futbollin që në moshë të vogël është e rëndësishme për disiplinimin, edukimin, socializimin dhe mirëqenien fizike e mendore të këtyre vajzave. Kështu shprehet trajnerja e tyre, Emirjeta Ndoci, e cila prej pesë vitesh përgatit lojtaret e futbollit të së ardhmes, në specialen e përgatitur nga emision “Opinion” në TV Klan për futbollin e femrave.

“Duke pasur mbështetjen e Federatës Shqiptare të Futbollit, që na ka suportuar nga ana financiare, po ashtu edhe nga ana e bazës materiale, vajzat e kanë futbollin falas, pa pagesë. Fëmijët argëtohen si fillim, pastaj socializohen. Bëjnë shoqe, ose shokë të rinj, edukohen nëpërmjet sportit, disiplinohen dhe po ashtu sigurisht janë edhe më të shëndetshëm.

Këtu vijnë me shumë gëzim, e shijojnë dhe ka shumë vajza, të cilat janë talente dhe nesër ose pasnesër, mund t’i shohim në arenën ndërkombëtare që të përfaqësojnë Shqipërinë’”, thotë Emirjeta Ndoci, e cila pranon se futbolli për vajzat ende përballet me disa tabu në Shqipëri dhe këtë gjë e sheh edhe te prindërit e fëmijëve.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 6 Nëntor 2020, 09:43

Eros Grezda dhe Oriola Marashi rikthehen bashkë?

Çifti më sexy dhe më i përfolur i botës së sportit dhe modës, mes Oriola Marashit dhe Eros Grezdës, vazhdon të tërheqë gjithmonë e më tepër vëmendjen e m...

Sport 5 Nëntor 2020, 16:24

Luçesku i kërkon Mesit fanellën, ai e refuzon

SPANJE – Ndodh gjithçka kur përballë ke një yll të futbollit botëror, si Lionel Mesi. Barcelona priti dje në “Camp Nou” Dinamon e Kievit dhe e mundi me s...