Sport

KE vendosi, Asambleja e Përgjithshme e Jashtëzakonshme e FSHF-së, më dhjetor

6 Nëntor 2020, 16:34 Nga DOSJA
KE vendosi, Asambleja e Përgjithshme e Jashtëzakonshme e FSHF-së,

TIRANE – U zhvillua ditën e sotme në ambientet e Federatës së Futbollit mbledhja e zakonshme e Komitetit Ekzekutiv nën drejtimin e presidentit Armand Duka.

Në këtë mbledhje u vendos zhvillimi i Asamblesë së Përgjithshme të Jashtëzakonshme, për miratimin e statutit të ri të FSHF sipas modelit të FIFA-s, e cila do të mbahet në 18 dhjetor 2020.

Ndër të tjera, Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit miratoi rregulloret e zhvillimit të aktivitetit për Kategorinë Superiore, Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë, moshat U-17, U-19 Superiore dhe kampionatin kombëtar të futbollit të femrave.

Komiteti gjithashtu miratoi propozimin për vazhdimin e projektit “Topi Yt” për katër vitet e ardhshme, 2021-2024, njofton zyrat e shtypit në Federatën Shqiptare të Futbollit.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport asambleja e jashtezakonshme kategoria e pare komiteti ekzekutiv i fshf modeli i fifa-s superiorja asambleja e jashtezakonshme kategoria e pare komiteti ekzekutiv i fshf modeli i fifa-s superiorja

Sondazh

Poll

Sport 6 Nëntor 2020, 09:43

Eros Grezda dhe Oriola Marashi rikthehen bashkë?

Çifti më sexy dhe më i përfolur i botës së sportit dhe modës, mes Oriola Marashit dhe Eros Grezdës, vazhdon të tërheqë gjithmonë e më tepër vëmendjen e m...

Sport 5 Nëntor 2020, 16:24

Luçesku i kërkon Mesit fanellën, ai e refuzon

SPANJE – Ndodh gjithçka kur përballë ke një yll të futbollit botëror, si Lionel Mesi. Barcelona priti dje në “Camp Nou” Dinamon e Kievit dhe e mundi me s...