Sport

Van Basten rikthehet të tregojë vuajtjes e “jetës së tij”, futbollit, tani që nuk prek dot top me këmbë

6 Nëntor 2020, 13:09 Nga DOSJA

HOLANDE – Prej vitesh Marko Van Basten nuk është më pjesë e futbollit të luajtur, por edhe pse me një karrierë të shkurtër, holandezi kujtohet nga shumë breza për arritjet e tij, apo për mënyrën e lojës që e shndërroi atë në një shembull për të gjithë sulmuesit e kohës dhe jo vetëm.

Në një intervistë për “BBC Radio 5”, holandezi tregon më shumë rreth atij dëmtimi që e detyroi të tërhiqej para kohe nga futbolli, si dhe ka disa fjalë për idhullin e tij, Johan Cruyff.

“Nëse do të kisha mundësinë të zgjidhja dhe një herë, me të gjithë njohuritë që kam sot, nuk do të ia vlente aspak të vazhdoja. Gjithë ajo dhimbje që kalova, nuk vlejti aspak. Kyçi im më krijoi shumë probleme dhe ndikoi në jetën time në çdo ditë që kalonte. Unë vdiqa si lojtar, por edhe tani që e kam kycin më mirë dhe s’më jep probleme sërish, nuk luaj dot futboll. Megjithatë, gjatë gjithë kohës, futbolli ishte padyshim jeta ime.

Nuk mund të gjuaj, nuk mund të bëj asgjë me këmbë time. Në gjithë jetën time nuk kishte asnjë ditë që unë mos ta prekja topin dhe papritur gjithçka u kthye përmbys. Ishte shumë e dhimbshme për mua”, deklaron Van Basten, i cili u tërhoq nga futbolli i luajtur në moshën 30-vjeçare.

“Johan Cruyff? Ai është padyshim heroi im. Ishte një nga më të mirët dhe unë e konsideroja atë shembull për ta ndjekur. Johan ishte në një nivel me George Best në atë kohë dhe kur e shikoje në fushë, ishte diçka shumë e bukur.  Personalisht e njoha më vonë dhe ai më pas u bë trajneri im, këshilluesi im, shoku im i skuadrës, si dhe kundërshtari im. Ishte shumë më e lehtë për mua që të luaja me të, se sa të flisja me Cruyff”, përfundon Van Basten.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport acmilan football marco van basten milan acmilan football marco van basten milan

Sondazh

Poll

Sport 6 Nëntor 2020, 09:43

Eros Grezda dhe Oriola Marashi rikthehen bashkë?

Çifti më sexy dhe më i përfolur i botës së sportit dhe modës, mes Oriola Marashit dhe Eros Grezdës, vazhdon të tërheqë gjithmonë e më tepër vëmendjen e m...

Sport 5 Nëntor 2020, 16:24

Luçesku i kërkon Mesit fanellën, ai e refuzon

SPANJE – Ndodh gjithçka kur përballë ke një yll të futbollit botëror, si Lionel Mesi. Barcelona priti dje në “Camp Nou” Dinamon e Kievit dhe e mundi me s...