Bota

Miliarda euro për “Notre Dame”, jelekverdhët dalin në rrugë të revoltuar: Nuk është e drejtë (Video)

20 Prill 2019, 15:15 Nga DOSJA
Miliarda euro për “Notre Dame”, jelekverdhët dalin në

FRANCË– Jelekverdhët kanë nisur sërish ditën e sotme protestat e tyre, të cilat janë shoqëruar me përleshje dhe gaz lotsjellës në rrugët e Parisit, pavarësisht thirrjeve të politikanëve për “bashkim” pas zjarrit të Notre Dame.

Protestuesit mendojnë se reagimi që poltiikanët patën pas shkrumbimit të Katedrales tregoi nëj pabarazi për ta. Sot është shënuar protesta numër 23 anti-qeveritare, por e para që nga Notre Dame de Paris u shkrumbua nga flakët pasditen e 15 prillit.

Ministri i Brendshëm Christophe Castaner dhe shumë zyrtarë të tjerë nuk menduan se protestuesit do të ktheheshin ka shpejt pas djegies së “Notre Dame”.

Nën tymin e “Notre Dame” që bllokoi rrugët e Parisit, manjatët dhe biznesmenët francezë premtuan 1 miliard euro për rindërtimin e katedrales, paratë që jelekverdhët thonë se mund të shpenzohen më mirë diku tjetër.

“Nëse ata mund të japin dhjetëra miliona për të rindërtuar Notre Dame, ata duhet të ndalojnë të na thonë se nuk ka para për t’iu përgjigjur emergjencës sociale”, tha kreu i sindikatës Philippe Martinez për Francën 24.

Protestuesit vendosën zjarr dhe shkatërruarn automjete, dhe policia u përgjigj me gaz lotsjellës për të mbajtur turmat larg.

60,000 oficerë policie u vendosën në të gjithë vendin, dhe në Paris, një perimetër sigurie u ngrit rreth Notre Dame. 137 protestues u arrestuan në mesditë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota notre dame paris protesta e jelekverdheve shkrumbohet notre dame notre dame paris protesta e jelekverdheve shkrumbohet notre dame

Sondazh

Poll