Bota

Zgjedhjet presidenciale/ Qytetarët maqedonas votojnë nesër për tre kandidatë, mes tyre një shqiptar (Procedura)

20 Prill 2019, 11:11 Nga DOSJA
Zgjedhjet presidenciale/ Qytetarët maqedonas votojnë nesër

MAQEDONIA E VERIUT- Ditën e nesërme do të mbahet faza e parë e zgjedhjeve presidenciale nga ku 1.808.131 votues, të cilët mund të zgjedhin midis tre kandidatëve, mes të cilëve është edhe nëj shqiptar.

Kandidatët janë: Blerim Reka, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski.

Procedura e votimit funksionon ndahet në dy procesese. Në fazën e parë, fitues mund të jetë kandidati i cili ka fituar shumicë votash nga numri i përgjithshëm i votuesve, pra të ketë plot 904.066 vota. Nëse në raundin e parë askush nuk merr shumicën e nevojshem në fazën e dytë shkojnë dy kandidatë që kanë marrë më shumë vota në fazën e parë.

Raundi i dytë i votimimeve zhvillohet në një afat prej 4 ditëve pas përfundimit të fazës së parë të votimeve. President zgjidhet kandidati i cili ka fituar shumicë por duke pasur më shumë 40% të votave. Nëse edhe në fazën e dytë nuk përzgjidhet asnjë prej dy kandidatëve, përsëritet tërë procedura zgjedhore.

Presidenti i Republikës zgjidhet në kohëzgjatje prej pesë viteve dhe mund të ketë vetëm 2 mandate. Presidenti i Republikës duhet të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë; të jetë të paktën 40 vjeç dhe të ketë jetuar në Maqedoni për të paktën 10-15 vitet e fundit.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni maqedonia e veriut zgjedhjet presidenciale maqedonia e veriut zgjedhjet presidenciale

Sondazh

Poll