Bota

Deputeti shqiptar sfidon mjanjatët francezë, ja shifra që dhuron për “Notre Dame”

20 Prill 2019, 11:37 Nga DOSJA
Deputeti shqiptar sfidon mjanjatët francezë, ja shifra që dhuron

KOSOVË– Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka vendosur që të japë kontributin e tij në lidhje me kontribuojë me rikonstruktimin e katedrales së “Notre Dame” e cila u dogj disa ditë më parë.

Në një status në Facebook, Tahiri shkruan se për momentin nuk është mirë nga financat dhe ka vendosur të dhurojë 1000 euro.

Statusi i Tahirit:

Për Notre Dame nga paga ime!Edhe pse nuk jam me financa ashtu siq kam qenë, duke kujtuar se nuk punojë jashtë Kosovës, derisa dorëzova pasaportat e mia!

Prap, jam i gatshëm sado pak të jap nga vetja ime, si një djalë i një nane dhe djalë i babasë, kur ata ishin në gjendje të rëndë se bashku me vajzën Anduenen dhe djalin Milotin gjatë luftës! Duke mos harruar kurrë, Franca e dashur, dhe qyteti Amien’s, i strehoi duke ua mundësuar bukën, fjetjen sigurinë dhe gjithçka të mirë që kishin deri në ditët që u kthyen në Kosovën e Lirë.

Si qytetarë i ri i këtij atdheu, humanitar, këngëtarë, e tani deputet i zgjedhur nga dora e 20 mijë të rinjëve e të rejave nē Parlamentin e Kosovës, dua të ndaj nga paga ime mujore, 1000 euro për rastin e Notre Dame!

Këto nuk jan shumë, por zemra ime i është mirënjohës kësaj Kosove e shqiptarëve, që ma mundesojnë, ku sot e kam mundesinë së paku një mirësi ta bëjë si shejë mirënjohëje për Prindët dhe familjen time dhe shumë familje që u ndihmoi SHTETI FRANCEZ.

Polemikat se ku bën të bëhet mirë apo keq, i di vetëm KRIJUESI YNË ZOTI. Prandaj, kujtojeni ditën e vështirê, ani që sot nuk kemi luftë, mund të kemi prap. Faleminderit FRANCË

Zoti ju bekoftë juve dhe ata që i duan shqiptarëT Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

Ndërkohë njeriu më i pasur i Francës, Bernard Arnault ka premtuar 200 milion euro për restaurimin e katedrales Notre Dame në Paris, duke dyfishuar donacionin e burrit të Salma Hayek.

Kurse manjati francez François-Henri Pinault, i cili është i martuar me aktoren e Hollivudit, Salma Hayek, premtoi 100 milionë euro për rindërtimin e katedrales.(Lexo këtu)

Simboli i kryeqytetit të Francës, Katedralja e Notre Dame u përfshi nga flakët pasditen e 15 prillit. Nga zjarri u shkatërrua tërëisht çatia prej lisi dhe kupula, por zjarrfikësit ia dolën që të shpëtonin dy kullat dhe fasadën. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Presidenti Emmanuel Macron ka premtuar se do ta rindërtonte Katedalen duke kërkuar edhe donacione. Deri më tani janë grumbullulluar 700 milionë euro. Edhe Shqipëria e dha kontributin e saj duke dhuruar 100 mijë euro.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni 100 euro per notre dame labinot tahiri shkrumbohet notre dame 100 euro per notre dame labinot tahiri shkrumbohet notre dame

Sondazh

Poll