Bota

Dyshohet si pjesëtar i ISIS, Gjykata e Prishtinës lë në burg një të mitur

20 Prill 2019, 15:11 Nga DOSJA
Dyshohet si pjesëtar i ISIS, Gjykata e Prishtinës lë në burg

Gjykata Themelore në Prishtinë, gjegjësisht Departamenti Special, gjyqtari i procedurës paraprake i këtij departamenti, i ka caktuar masën e paraburgimit një të mituri që dyshohet të ketë qenë pjesë e grupeve terroriste.

Gjykata thotë se ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit R.T në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Bashkimi ose pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës” të paraparë me nenin 3 paragrafi 3 të Ligjit nr.05/L-002 për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit.

“Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji ndaj të miturit R.T bazuar në nenin 187 par.1 nënpar.1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”, thotë kjo Gjykatë, ndërsa nuk jep detaje tjera.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Marrë nga Insajder

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni burg për një të mitur gjykata themelore e prishtines i mituri pjesë e isis burg për një të mitur gjykata themelore e prishtines i mituri pjesë e isis

Sondazh

Poll