Bota

Sulmi terrorist në Irlandën e Veriut/ Dy persona arrestohen për vrasjen e gazetares Lyra McKee

20 Prill 2019, 12:31 Nga DOSJA
Sulmi terrorist në Irlandën e Veriut/ Dy persona arrestohen për

IRLANDË E VERIUT- Policia në Irlandën e Veriut ka arrestuar dy adoleshentë të cilët dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e gazetares Lyra McKee në Derry ditën e djeshme. (Lexo këtu)

Të dyshuarit, 18 dhe 19 vjeç, u arrestuan nën akuzat e akteve terroriste dhe u dërguan në një stacion policie në Belfast për t’u marrë në pyetje.

Arrestimi i tyre erdhi pas kqyrjes së kamerave të sigurisë që tregonin një person të maskuar që gjuante me armë zjarri në drejtim të makinave të policisë ku edhe Lyra po qëndronte bashkë me civile të tjerë. Madje ata publikuan edhe videot për të ndihmuar në kapjen e autorëve.

Operacioni mbëmjen e 19 janarit, ku mbeti e vdekur edhe gazetarja kishte për qëllim kontrollin për armë zjarri para festës së Pashkëve, në mënyrë që të parandalohej ndonjë sulm terrorist.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota lyra mckee vritet gazetarja ne irlande lyra mckee vritet gazetarja ne irlande

Sondazh

Poll