Bota

U kthyen nga luftërat siriane, ja vendi ku do të strehohen 110 xhihadistët kosovarë (Foto)

20 Prill 2019, 11:10 Nga DOSJA
U kthyen nga luftërat siriane, ja vendi ku do të strehohen 110

KOSOVË– 110 xhihadistë kosovarë janë kthyer gjatë mesnatës së të premtes nga Siria. Dhjetëra burra gra dhe fëmijë janë përfshirë në luftërat sirianë dhe janë mbajtur nëpër kampe.

Aktualisht ata gjenden në Qendrën për Mbajtjen e të Huajve në Vranidoll, pak kilometra larg Prishtinës. Dhe siç i shihni në foto, ambjentet janë mjaft komode, me korridore të gjata e të ngushta.

Qendra në Vranidoll po mbahet nën vëzhgim nga forca policore ndërkohë që 4 nga xhihadistët e kthyer janë arrestuar, pasi konsiderohen si persona me rrezikshmëri të lartë.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj tha se mbrëmë përmes aeroportit të Turqisë janë kthyer 110 shtetas kosovar, 4luftëtarë 32 gra dhe 74 fëmijë- përfshirë 9 fëmijë pa prindër.

Ky vendim i qeverisë së Kosovës është përshëndetur nga persona të politikës së vendit dhe ambasada e SHBA-së.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni prishtine qendra ne vranidoll rikthimi i kosovareve nga siria strehimi i xhihadisteve prishtine qendra ne vranidoll rikthimi i kosovareve nga siria strehimi i xhihadisteve

Sondazh

Poll