Bota

Kthimi i kosovarëve nga Siria, Thaçi: Punë e mrekullueshme, do t’i trajtojmë profesionalisht

20 Prill 2019, 10:55 Nga DOSJA
Kthimi i kosovarëve nga Siria, Thaçi: Punë e mrekullueshme, do

KOSOVË– Presidenti Hashim Thaçi ka përshëndetur vendimin e institucioneve të Kosovës, për kthimin e 110 kosovarëve nga luftërat në Siri. Në një status në rrjetet sociale, Thaçi shkruan se këta persona do të trajtohen profesionalisht dhe se kanë nevojë për mbështetjen e shumë qytetarve.

Kthimi i mbi 100 shtetasve tanë nga Siria, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë, u bë i mundur falë një pune të mrekullueshme të institucioneve tona, të cilat bashkëpunuan ngushtë me partnerët ndërkombëtarë. Tani është shumë i rëndësishëm trajtimi me profesionalizëm i të gjithë të kthyerve.

Po ashtu, çdo mbështetje prej të afërmve dhe komuniteteve të tyre, të kthyerve u ndihmon të riintegrohen sa më shpejt në shoqërinë tonë. Kosova është e orientuar kah vlerat perëndimore dhe është e përkushtuar përkrah partnerëve ndërkombëtarë në luftimin e çdo terrorizmi dhe ekstremizmi që cenon këto vlera! HTH”– shkruan Thaçi në statusin e tij.

Një natë më parë, gjatë orëve të mesnatës 110 xhihadistë kosovarë u kthyen nga Siria ku janë përfshirë në luftëra dhe janë mbajtur në kampe. Ndërkohë ditën e sotme 4 prej tyre janë vënë në pranga pasi konsiderohen të rrezikshëm.

Ky vendim u përshëndet nga SHBA-ja dhe nga deputeti Milaim Zeka.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci kosove kthimi i kosovareve nga siria siri hashim thaci kosove kthimi i kosovareve nga siria siri

Sondazh

Poll