Politike

‘As armikut nuk i urohet ajo katandisje në atë gjendje’ Rama për Metën: Armik se kemi, kundërshtar po, deri në fund

6 Nëntor 2020, 15:04 Nga DOSJA
‘As armikut nuk i urohet ajo katandisje në atë gjendje’

DURRES–Kryeministri Rama nga Durrësi ka shtruar një pyetje retorike për banorët atje, gjatë një takimi që ka bërë pasditen e sotme. “Çfarë do Ilir Meta nga Durrësi”, pyeti Rama.

Më tej kryeministri tha se presidenca është institucioni më qesharak i arsyes njerëzore për të cilën i vjen zor kur dëgjon. Në fund Rama thotë se Metën nuk e ka armik por kundërshtar, deri në fund.

‘Pikërisht se nuk ka mbaruar 60 mln euro nga kontributi i Francës për rindërtimin, i kemi vënë në dispozicion për të gjithë projektin. Ajo që nuk duhet lënë mënjanë është që nëse nuk përsëritet, hedhim në plehra gjithë këtë punë të bërë dhe me një të rënë të lapsit i hedhim të gjitha. Të jeni të sigurt që këtu fillon vargmali i plherave. Rikthehen dhe librat, jo më falas. Do kthehen librat e Fahri Balliut me lekë. Rikthehet koha e spitaleve se çdo gjë duhet marrë nga shtëpia. I keni dëgjuar ndonjëherë që të thonë çfarë bënë gabim ata. Jo. Ka gabime që u gjen Monika-Ilirit në kohën kur u bë me ne. Çfarë kërkon nga Durrësi Ilir Meta. Mos do vilën e Zogut. Ta ketë dhe një vilë mbi kodër përvec asaj buzë detit. Çfarë kërkon më. E ka bërë Presidencën institucionin më qesharak të arsyes njerëzore, që të vjen zor kur e dëgjon. Të vjen zor kur e dëgjon. As armikut nuk i urohet ajo katandisje në atë gjendje, jo më dikujt që është armiqësuar me gjithë dynjanë, por armik se kemi. Sic nuk kemi armik asnjë që flet shqip. Kundërshtar po, e kemi dhe do ta kemi deri në fund”, u shpreh kryeministri Rama.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne durres 6 nentor 2020 edi rama ne durres 6 nentor 2020

Sondazh

Poll