Politike

Rama nga Porto Romano: Është mbyllur plaga, nuk ka më plehra. Do të jetë një mushkëri e re e qytetit të Durrësit

6 Nëntor 2020, 14:30 Nga DOSJA
Rama nga Porto Romano: Është mbyllur plaga, nuk ka më plehra. Do

DURRES– Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në Durrës aty ku prezantoi platformën ‘Deputeti që duam’ nga vend-grumbullimin e mbetjeve në Porto Romano.

Kreu i qeverisë u shpreh se qyteti i Durrësit tashmë ka një pamje tjetër, e se i ka dhënë vendit një imazh ndryshe. Rama e quajti ekoparkun si një mushkëri të re të qytetit të Durrësit.

Kujdo që i ka sytë dhe dëshiron të shikojë, i ka veshët dhe dëshiron të dëgjojë. Jemi këtu në këtë vend ku deri para pak kohësh ishte një plage e hapur mjedisore që ishte bërë Durrësin të turpërohej e që e kishte bërë Shqipërinë të turpërohej si rezultat i reportazheve ndërkombëtare. Në Porto Romano, mbi dhe, dhe padiskutim ndikonin në ajrin dhe në shëndetin e njerëzve duke ndikuar dhe në imazhin e një qyteti që i ka të gjitha potencialet për të qënë një qytet nga më të shfrytëzuarit nga ana turistike. Eshtë mbyllur plaga, nuk ka më plehra, ajo situatë e tmerrshme i la vendin dita ditës një pamje tjeter, shumë shpejt do të mblidhemi përsëri dhe mendoj se nuk do të jetë më nevoja të rezuzojmë. Do të jetë një mushkëri e re e qytetit të Durrësit. Ekoparku qe do jetë një zonë clodhje, një mundësi më tepër.‘-shprehet Rama.

Nga Durrësi, kryeministri Edi Rama kërkoi sot votën e qytetarëve duke mos i kursyer kuzat dhe ironitë ndaj kundërshtarëve të tij politikë. Sot kohën më të madhe ia dedikoi kryedemokratit Lulzim Basha. Ndërkohë që i pranishëm në vendgrumbullimin e plehrave ishte dhe ish-ministri Lefter Koka, bashkëpunimin me të cilin Rama e çmoi.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne durres 6 nentor 2020 edi rama ne durres 6 nentor 2020

Sondazh

Poll