Politike

Meta: Gjykata Speciale, një investim i Serbisë. Shqiptarët do të rrinë pak pa gjumë por do t’ja dalin mbanë

6 Nëntor 2020, 13:27 Nga DOSJA
Meta: Gjykata Speciale, një investim i Serbisë. Shqiptarët do

FIER– Presidenti Meta ka komentuar sërish ngjarjet që po ndodhin në Kosovë duke u shprehur se shteti fqinj e ka mbështetjen e tij në këtë moment delikat që po kalon.

Nga Fieri Meta tha se Gjykata Speciale është një investim i Serbisë dhe aleatëve të tij për të futur në krizë funksionimin e shtetit të Kosovës.

‘Krijimi i Gjykatës Speciale ishte një investim i Serbisë, aleatëve të saj. Është edhe një çmim që paguhet për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Absolutisht kjo është një përpjekje e dështuar për të vënë në diskutim luftën e drejtë dhe heroike të shqiptarëve të Kosovës apo edhe për të futur në krizë funksionimin e shtetit të Kosovës. Por kam besim te përgjegjshmëria dhe bashkëpunimi i të gjithë udhëheqësve të Kosovës për të përballuar këtë sfidë me shumë dinjitet. Kosova është një faktor i qartë i stabilitetit të këtij rajoni,është një vend demokratik pavarësisht nga disa bllokada dhe pabesi të cilat kërkojnë të vënë në pikëpyetje integritetin e saj, kjo gjë nuk ka për të ndodhur. Jam i sigurt që me këtë sfidë, shqiptarët kudo që janë do të jenë edhe më të bashkuar dhe më syçelët, do të rrinë pak pa gjumë por do t’ja dalin mbanë.’- u shpreh Meta.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta thaçi në hagë ilir meta thaçi në hagë

Sondazh

Poll