Politike

Veliaj u përgjigjet Tabakut dhe Kryemadhit: Po garoni për brigadier e supervizorë punimesh, kemi vende plot

6 Nëntor 2020, 14:49 Nga DOSJA
Veliaj u përgjigjet Tabakut dhe Kryemadhit: Po garoni për brigadier e

TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj u është përgjigjur deklaratave të ish-deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, pas akuzave për shkollën “Sami Frashëri”. Në një takim që pati me banorët e Laprakës, Veliaj tha se Monika, Meta dhe Tabaku në të vërtetë po garojnë për supervizorë dhe brigadierë punimesh në Bashkinë e Tiranës.

Ai shtoi se për këtë punë ka vende pune plot në Tiranë, pasi po ndërtohet.

“Ne i bashkojmë njerëzit dhe kjo është arsyeja pse ndihem shumë mirë që ky jo vetëm nuk është një bastion i paaftësisë dhe gjumit, por bastion i punës. Jam i sigurt që do ndodhë edhe këtu, siç ndodhi te “Sami Frashëri”, do vijnë edhe këtu të thonë: betoni, betoni, betoni! Po fëmijët nuk do luajnë në llucë, shtrohet një shtresë betoni, mbi të shtrohet tartani. Do ju vijë Mona me Joridën te kangjellat, do varen këtu e do thonë: kush punoi, kush s’punoi. Lajmi i mirë është sot se vetëm një njeri po kandidon për kryeministër, Edi Rama. Ilir Meta me Monikën dhe Luli me Joridën po kandidojnë për supervizorë dhe brigadierë punimesh në Bashkinë e Tiranës. Ndaj, u themi: Kemi vende pune për supervizorë, jeni të mirëpritur, të paktën tani e dimë që ambicia e tyre është të jenë brigadierë komunaleje. Është kollaj të ankohesh tani që po punohet, por kur të mbarojë do ia shohim dukun dhe do na kujtohet kush punoi dhe kush i bllokoi projektet. Para 5 vitesh, betejat tona për transformimin e Tiranës filluan me këndin e lojërave, me ata që merrnin pistoletën, linin presidencën dhe Parlamentin, për t’u sherrosur me lisharëset dhe lojërat e fëmijëve. Turp i madh! Më vjen mirë që ajo shprehja: “Zoti na e shtoftë inatin” ka funksionuar, kështu që çdo muaj kemi bërë nga një kënd të ri lojërash. Në 72 muaj në Bashkinë e Tiranës kemi 72 kënde lojërash,”- tha Veliaj.

Tabaku, mëngjesin e sotëm publikoi përgënjeshtrimin e BE-së në lidhje me deklaratën e kryebashkiakut Veliaj për ndërtimin e shkollës “Sami Frashëri”, me fondet e tyre. Ndërsa ish-deputetja Floida Kërpaçi depozitoi sot një padi në emër të LSI-së, pasi akuzon Veliajn për tjetërsim të pronësisë së truallit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj jorida tabaku monika kryemadhi erion veliaj jorida tabaku monika kryemadhi

Sondazh

Poll