Politike

‘Drejtuesit e PD bëjnë si viktima’/ Rama: Luli përton të fshehë gjurmët, Monika dhe Iliri e kanë kthyer Durrësin në

6 Nëntor 2020, 14:59 Nga DOSJA
‘Drejtuesit e PD bëjnë si viktima’/ Rama: Luli përton

TIRANE– Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij të mbajtur në ambientet e vend grumbullimin e mbetjeve në Porto Romano në Durrës u ndal tek opozita dhe mënyra se si po mundohen të bëjnë fushatë elektorale në qytetin bregdetar.

Rama shprehet se drejtuesit e PD në Durrës bëjnë si viktima e se proçesi i tyre është farsë, sa për sy e faqe. Ai u ndal dhe te Monika Kryemadhi dhe presidenti Meta për të cilët tha se e kanë kthyer Durrësin në një stacion hakmarrje imagjinare.

Hajdeni nëse doni të jenë pjesë e skuadrës sonë dhe përse? Çfarë iu shtyn? Në ekipin e 2021 do të përfshijmë njerëz që vijnë nga rruga e kontributit. Nuk do të shohim pas askënd por do të jemi sa më përfaqësues të sa më shumë njerëzve që të jetë e mundur. E gjithë skuadra jonë do të ketë nevojë në të gjithë nivelet për energji të reja. Dua t’i inkurajoj të gjithë ta hedhin këtë hap pa pasur dyshim që nuk do t’i shohim me respekt që na beson. Patjetër që nuk do t’u ndodhë si atyre që besun që mund të hynin në një proces merite. E kishit dëgjuar ndonjëherë të marrësh proces, dhe rregulli të jetë voto atë që nuk do. Se kisha dëgjuar asnjëherë. Procesi është gënjeshtër, farsë dhe sa për sy e faqe. Siç janë edhe ato daljet e Lulit rrugëve, takon taksixhinjtë 20 metra larg PD. Dhe ngaqë është në gjumë i thotë si do ia bëni me taksat, dhe i thonë që nuk kemi taksa. Drejtuesit e PD në Durrës i bëjnë si viktima këtu, ndërsa tjetri thotë nuk i dua unë lekët e tyre. Të gjitha lekët janë në bankën e tyre. Pra Luli është në një fazë që përton të fshehë gjurmën e të shkuarit në rrugë të gabuar. Vjen dhe Monika. Është apasionuar për Durrësin, bashkë me Ilirin. E kanë kthyer në një stacion hakmarrjeje imagjinare. Flasin për çart sa njëri dhe tjetri. Ne nuk jemi në akth për të mundur ata. Përballë nesh janë këto malet me plehra që duhen rrafshuar siç po rrafshohen këtu në Porto Romano. Pse nuk ishin male me plehra, malet me libra që u shiteshin prindërit. Lëndë me 20-30 autorë të mbledhur në gjirin e PD-së. Kemi filluar ta nxjerrim në dritë. Nuk ishin male si këto, kur në spitale njerëzit rrinin në kangjella. Mjekët u thoshin shkoni merrni ilaçet në farmaci se këtu nuk ka. Sigurisht që nuk janë të gjitha spitalet si Pediatria e re. Por nëse ndalon këtu. Shumë shpejt do të kthehen si ato që nuk janë bërë. Ne duhet të jemi gati për t’u dhënë njerëzve ofertën më të mirë. Më ankoheshin në postimet që kam bërë për Durrësin për ujin. E di që nuk ka përfunuar po nëse bëjmë krahasim sa ujë kishte para se të vinim në detyrë, dhe hap. S’ka krahasim!’– shprehet Rama nga Durresi.

Nga Durrësi, kryeministri Edi Rama kërkoi sot votën e qytertarëve duke mos i kursyer kuzat dhe ironitë ndaj kundërshtarëve të tij politikë. Sot kohën më të madhe ia dedikoi kryedemokratit Lulzim Basha. Ndërkohë që i pranishëm në vendgrumbullimin e plehrave ishte dhe ish-ministri Lefter Koka, bashkëpunimin me të cilin Rama e çmoi.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne durres 6 nentor 2020 edi rama ne durres 6 nentor 2020

Sondazh

Poll