Parkim i gabuar/ Policia në ‘aksion’, gjobit 98 automjete në Rrugën e Dibrës dhe bulevardin “Zogu i Parë”
6 Nëntor 2020, 11:20Nga DOSJA
TIRANË- Policia e Tiranës ditën e sotme ka gobitur 98 automjete për parkim ose ndalim të gabuar në Rrugën e Dibrës dhe bulevardin “Zogu i parë”. Sipas policisë, Rruga është zonë për përdorim publik, e destinuar për qarkullimin e këmbësorëve, mjeteve dhe kafshëve, dhe jo për parkim. Sipas njoftimit, shoferët vijojnë të jenë të padisiplinuar në rrugët e qytetit në raport me detyrimet ligjore për mënyrën se si duhet të parkojnë apo qëndrojnë me makinat e tyre.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë Vijon kontrolli i territorit sipas rendit të vendosur në planin e veprimit, për ndëshkimin e mjeteve dhe drejtueseve të tyre, të cilët vazhdojnë të jenë të padisiplinuar në raport me detyrimet ligjore për mënyrën e qëndrimit dhe pushimit të mjeteve sipas normave të përcaktuara në Kodin Rrugor. Rrugorët e kryeqytetit kanë ushtruar kontrolle në Rrugën e Dibrës dhe bulevardin “Zogu i Parë”, ku janë verifikuar dhe konstatuar të pushuara në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, 98 automjete të ndryshme, të cilat janë ndëshkuar sipas dispozitave të parashikuara në Kodin Rrugor shqiptar. Rruga është zonë për përdorim publik, e destinuar për qarkullimin e këmbësorëve, mjeteve dhe kafshëve, parashikuar në nenin 2 të Kodit Rrugor, sipas të cilit kategoritë respektive të përdoruesve të rrugës duhet ta lexojnë dhe kuptojnë në mënyrë korrekte dispozitën e sipërpërmendur, veçanërisht drejtuesit e mjeteve që pushojnë dhe qëndrojnë ku të munden, pa menduar për shkeljen, problemet që shkaktojnë dhe aq më pak për efektet financiare që rendojnë në xhepat e tyre, nga sanksionet administrative.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Bashkimi Evropian i ka dhuruar Shqipërisë 30 respiratorë, për t’u ardhur në ndihmë pacientëve që janë të infektuar me koronavirus.Respiratorët janë...
KURBIN– Dosja.al ka zbardhur identetet e dy bashkëshortëve që janë protagonist të një ngjarjeje në Sanxhak të Kurbinit. Mësohet se gruaja e cila ka qëlluar me s...
KURBIN– Një grua, 60 vjeçe e identifikuar si Drane Deda.ka goditur me sqepar në kokë bashkëshortin e saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kurbin, mesditën ...
BERAT- Rrethi i Beratit është kthyer në një bum infektimesh pasi 47 persona janë regjistruar atje me Covid ditën e djeshme. Burime për Dosja.al thonë se të infe...
KURBIN– Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit e prokurorive të rretheve Kurbin dhe Krujë. I...
Aktualitet 6 Nëntor 2020, 09:30
BALLSH-Naftëtaret kanë hyrë në ditën e 23-të të grevës në Ballsh. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjendja e tyre shëndetësore është rënduar por megjithatë ...
BERAT- Një 55-vjeçar në Berat është arrestuar pasi është kapur duke nxjerrë pllaka dekorative në mënyrë të kundërligjshme në malin e Tomorit. Policia bën...
LEZHË-Dy persona janë proceduar penalisht pasi janë kapur në autostradën Milot-Morinë dukr transportuar lëndë drusore. Policia gjatë kontrollit të ushtruar...