Lufta me koronavirusin/ BE i dhuron Shqipërisë 30 respiratorë, do vendosen në spitalin “Covid 4″. Soreca: Personeli
6 Nëntor 2020, 11:02Nga DOSJA
TIRANË- Bashkimi Evropian i ka dhuruar Shqipërisë 30 respiratorë, për t’u ardhur në ndihmë pacientëve që janë të infektuar me koronavirus.
Respiratorët janë dorëzuar ditën e sotme nga ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca, dhe do të vendosen në spitalin e katërt COVID që do të hapet për pacientët e prekur nga sëmundja vdekjeprurëse. Soreca tha se me rastet në rritje të të prekurve me COVID, personeli mjekësor ndihet nën presion. Po ashtu ai shtoi se ky do të jetë një vit i vështirë, ndërsa java e ardhshme pritet të ketë shtim të rasteve të reja në Shqipëri.
“Kjo është pjesa e 6 e ndihmës për Shqipërinë për të fituar betejën kundër COVID-19. Kjo është një luftë me një përpjekje mbrëslënëse që shohim nga personeli mjekësor. Me shifra në rritje. Kapacitetet janë shtuar dhe personeli shëndetësor është nën presion. Dua të falenderoj mjekët dhe infermierët, epidemiologët, punonjësit e ISHP. Dua t’i falënderoj dhe jemi krenarë që ne BE kemi mundësinë që ju kemi ndihmuar prej fillimit. Ne duam që të falënderojmë personelin mjekësor me gjithçka që ka bërë. BE e ka mbështetur me 50 mln euro, si me respiratorë të lëvizshëm. 46 mln euro janë akorduar për të ulur ndikimin e krizës. Qasja e BE ka qenë që të reagojë dhe t’i përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe për të ndihmuar. Do kemi një dimër që do të jetë i vështirë. Në javët në vijim do shkojmë shpeshtësi të rasteve.”, tha Soreca.
Ndërkohë, edhe NATOpara disa kohësh ka ndihmuar Shqipërinë duke duke dërguar 60 respiratorë që janë vendosur në ambientet e spitalit “Covid 3”. Që prej fillimit ta pandemisë e deri më tani në vendin tonë kanë humbur jetën 543 persona, sakaq ajnë prekur nga sëmundja vdekjeprurëse 22,721 të tjerë
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KURBIN– Dosja.al ka zbardhur identetet e dy bashkëshortëve që janë protagonist të një ngjarjeje në Sanxhak të Kurbinit. Mësohet se gruaja e cila ka qëlluar me s...
KURBIN– Një grua, 60 vjeçe e identifikuar si Drane Deda.ka goditur me sqepar në kokë bashkëshortin e saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kurbin, mesditën ...
BERAT- Rrethi i Beratit është kthyer në një bum infektimesh pasi 47 persona janë regjistruar atje me Covid ditën e djeshme. Burime për Dosja.al thonë se të infe...
KURBIN– Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit e prokurorive të rretheve Kurbin dhe Krujë. I...
Aktualitet 6 Nëntor 2020, 09:30
BALLSH-Naftëtaret kanë hyrë në ditën e 23-të të grevës në Ballsh. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjendja e tyre shëndetësore është rënduar por megjithatë ...
BERAT- Një 55-vjeçar në Berat është arrestuar pasi është kapur duke nxjerrë pllaka dekorative në mënyrë të kundërligjshme në malin e Tomorit. Policia bën...
LEZHË-Dy persona janë proceduar penalisht pasi janë kapur në autostradën Milot-Morinë dukr transportuar lëndë drusore. Policia gjatë kontrollit të ushtruar...