Politike

Përfundon drafti i hartimit të Ligjit për Presidentin, Shameti: Ka 45 nene, do tu japë fund të gjitha ngërçeve artificial

6 Nëntor 2020, 09:47 Nga DOSJA
Përfundon drafti i hartimit të Ligjit për Presidentin, Shameti:

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti ka bërë me dije se grupi i punës ka përfunduar draftin e hartimit të ligjit për Presidentin.

Në një deklaratë për mediat, Shameti tha se ky ligj, është një ligj organic që do tu japë drejtim shumë problemeve dhe se do tu nënshtrohet procedurave të nevojshme parlamentare.

Grupi i punës ka përfunduar draftin e hartimit të ligjit. Ky draft i dakordësuar dhe i përfunduar sot do t’i nënshtrohet procedurave parlamentare dhe do t’i nënshtrohet procesit të konsultimit. Do t’i nënshtrohet komisionit të Ligjeve. Ju siguroj që është një ligj i kompletuar. Nuk është një ligj për kompetencat e Presidentit. Është një ligj që ka 45 nene në tërësinë e tij dhe të gjitha këto problematika gjejnë zgjidhje. Është një ligj organik, ky ligj ka analizuar dhe përfunduar në detaje të gjithë procedurën që presidenca duhet të ndjekë në ushtrimin e kompetencave të veta, marrin fund të gjitha ngërçet artificiale të lindura në vite duke pasur parasysh Kushtetutën. Është elaburimi i të gjitha të drejtave të presidentit,”- tha Shameti.

Për “Ligjin për Presidentin” është ngritur një grup pune i përbërë nga Vasilika Hysi, Adnor Shameti dhe Alban Zeneli. Drafti në fjalë parashikon që “ta fusë kreun e shtetit brenda kornizave ligjore”. Ishte vetë kryeministri Edi Rama, ai që njoftoi i pari një ligj për presidentin pas përplasjeve për KED dhe zgjedhjet, dhe e la edhe porosi në Kuvend në seancën e 7 shtatorit. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike adnor shameti ligji per presidentin adnor shameti ligji per presidentin

Sondazh

Poll

Politike 6 Nëntor 2020, 07:45

TIRANË– Zëvendës Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” në Tv Klan, ka treguar detajet nga hetimet ...