Rama e nis ditën me fjalë të çmuara: Ziliqarit mos i trego as ëndrrën që ke pare…
TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me disa fjalë të At Zef Pllumit. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar ...
TIRANË– Partia Demokratike ka akuzuar sërish kryebashkiakun Erion Veliaj, se po gënjen në lidhje me ndërtimin e shkollës ‘Sami Frashëri”, me fondet e BE-së. Përmes një videoje të publikuar në profilin e saj në Facebook, Tabaku shprehet se kjo shkollë nuk do të ndërtohet me fondet e BE-së dhe se Veliaj po gënjen.
“Një javë me rradhë kam pyetur EV për pretendimin se fondet e BE për tërmetin do ndërtojnë shkollën Sami Frashëri. Ai hesht dhe fyen. Faktet?! Shkolla “Sami Frashëri” nuk do ndërtohet me fondet e BE. Atëherë përse gënjeu dhe gënjen? Ngaqë do të fshehë të vërtetën që thërret në mes të sheshit.EV sot e kësaj dite nuk ka bërë ende transparente procedurat e tenderit. Gënjeshtra ka hundën e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Fatkeqësisht gënjeshtarët kanë gjuhën e gjatë dhe iu mungon cipa!”- shkruan Tabaku krah videos.
Dosja.al publikoi para pak ditësh reagimin e BE-së që përgënjeshtronte Veliajn në lidhje me ndërtimin e kësaj shkolle. PD dhe PS janë futur në një luftë deklaratash për ndërtimin e shkollës “Sami Frashëri” dhe truallin e saj. Jorida Tabaku akuzon Veliajn se nuk ka nisur ndërtimi i shkollës, ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se po luhet një aferë për favor të ndërtuesve që janë miq me Veliajn. Por çfarë ka deklaruar më herët Veliaj?
Fakt: Kryetari i Bashkisë deklaroi në shkurt se shkolla do të ndërtohet nga BE. “Lajmi i mirë që na erdhi nga Brukseli dhe nga kryeministri dje ishte që e gjithë shumë që u kërkua u realizua, shkolla Sami Frashëri do të jetë e para që do të përfitojë nga grantet e qeverisë të fituara në Bruksel për bashkinë e Tiranës”.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me disa fjalë të At Zef Pllumit. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka nisur mëngjesin e sotëm duke vrapuar tek Liqeni Artificial. Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Meta shihet i...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha i cilësoi stisje, akuzat për transplant dhe trafikim organesh, të ngritura ndaj Kosovës nga ish-Parlamentari i Këshil...
TIRANË- Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko deklaroi në emisionin “Opinion” se nuk ka asnjë dokument që të ketë identifikuar akuzat e ngritura nda...
TIRANË– Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka komentuar arrestimin e 4 ish-zyrtarëve të lartë të Kosovës. I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka komentuar akuzat e ngritura për krime lufte ndaj ish-homologut Hashim Thaçi dhe zyrtarëve të tjerë të Ushtrisë...
KOSOVË– Vjosa Osmani ka marrë sot përkohësisht detyrën si presidente e Kosovës, duke u bërë gruaja e dytë pas Ahtifete Jahjagës. Osmani la bosh postin e kr...
TIRANE-Deputetja Rudina Hajdari ka njoftuar në rrjete sociale se është infektuar me Covid-19. Ndërsa ditën e djeshme po në një postim në rrjete sociale ka tregu...
TIRANE– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas dorëheqjes së Thaçit dhe nisjes së tij drejt Hagës, për të cilin thotë se si luftoi p...