Politike

Dha dorëheqjen pas akt-akuzave, Rama: Hashim Thaçi ka gjjithë mbështetjen e Shqipërisë në këtë betejë, proces absurd!

5 Nëntor 2020, 12:07 Nga DOSJA
Dha dorëheqjen pas akt-akuzave, Rama: Hashim Thaçi ka gjjithë

TIRANË– Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbështetur Hashim Thaçin në rrugën e tij për tu përballur me akt-akuzat e ngritura nga Dhoma e Specializuar në Hagë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Rama shkruan se Thaçi ka gjithë mbështetjen e Shqipërisë në këtë betejë.

Këtë proces, kryeministri e cilëson absurd, teksa shton se do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj.

Hashim Thaçi ka gjjithë mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë në këtë betejë të radhës për Kosovën dhe për drejtësinë e pacënueshme të Luftës Çlirimtare! Procesi absurd ndaj tij do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj,“- shkruan Rama.

Hashim Thaçi ka gjjithë mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë në këtë betejë të radhës për Kosovën dhe për drejtësinë e pacënueshme të Luftës Çlirimtare! Procesi absurd ndaj tij do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj????

— Edi Rama (@ediramaal) November 5, 2020

Sot ka dhënë dorëheqjen Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Pas konfirmimit të akt-akuzës ai dha dorëheqjen teksa shtoi se në Hagë do të paraqitet si qytetar i thjeshtë. Bashkë me të në Hagë janë nisur edhe Rexhep Selimi e Kadri Veseli. EULEX zbarkoi dje në shtëpinë e Jakup Krasniqit të cilin e vuri në pranga. Operacioni vijon, priten arrestime të tjera.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama hashim thaci kosova ne hage edi rama hashim thaci kosova ne hage

Sondazh

Poll