Politike

“Mit’hat Frashërit po i dridhen eshtrat si në rock&roll”/ Kryeministri Edi Rama replika me deputetët: Unë s’fus

5 Nëntor 2020, 10:58 Nga DOSJA
“Mit’hat Frashërit po i dridhen eshtrat si në

TIRANE- Kryeministri Edi Rama i ka shigjetuar deputetët e opozitës së re, si deputetë “pa dashje”, por edhe si “anti-komunistë” aksidentalisht. Shkak u bë deklarata e Ramës se qeveria e mëparshme ka bërë tendera pa kufij për rrugë dhe investime, por në terren, gjithnjë puna ka dështuar. Disa nga deputetët e opozitës iu kthyen duke i thënë “futi në burg”. Kjo solli irritimin e kryeministrit, i cili mes krahasimeve tha edhe se “nëse Mithat Frashëri merr informacione për Kuvendin, atëherë duhet të jetë duke u dridhur eshtrat si rock&roll.”

PJESË NGA FJALA E RAMËS: 

Cfarë domethënë futi në burg, se përveçse jeni deputetë pa dashje, jeni dhe antikomunistë pa dashje. Se jeni bërë antikomunistë si ata

O Gramoz është çmendur, o vëlla e ke bërë testin? Vetëm ulërin mo burrë, vetëm ulërin mo burrë. Jeni anti-komunistë pa dashje, se e keni marrë antikomunizmin me vesh, por pa e kuptuar, dhe flisni sot, ju këtu që medemek jeni ballistë, dmth antikomunistë, dmth i bini me ballë komunizmit, futi në burg. Flisni njësoj si deputetët në 1945, që i thonin partisë futini në burg gjyshërit tuajë. Kush fut në burg në këtë sistem që luftuat gjyshërit tuaj. Sikur i ndjeri Mit’hat Frashëri të ketë informacion për Kuvendin, i kërcasin eshtrat sikur kërcen rrok and rroll. Në demokraci nuk të fut në burg kryeministri, në ’45-ën po. Burg burg burg, se në këtë marrëzinë e testeve alternative.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama mit'hat frashëri seanca plenare 5 nentor 2020 edi rama mit'hat frashëri seanca plenare 5 nentor 2020

Sondazh

Poll