Politike

“Jeni TAP-TOPI”/ Rama ‘fyen’ deputetët e opozitës: Bëhuni bashkë me ata jashtë dhe hiqni tabelën e shumëzimit, li

5 Nëntor 2020, 10:31 Nga DOSJA
“Jeni TAP-TOPI”/ Rama ‘fyen’ deputetët e

TIRANE- Kryeministri Edi Rama i ka quajtur “Tap-Topi”, deputetët e opozitës parlamentare. Gjatë fjalës sot në Kuvend, Rama tha se e vetmja gjë që mund të bëhet nga opozita e re është të bashkohen me opozitën jashtë Kuvendit dhe të heqin tabelën e shumëzimit. Fjala e Ramës u prit me protestë nga deputeti Kujtim Gjuzi, i cili doli përpara për t’a ndërprerë, por u ul nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi. 

Debati në Kuvend: 

Edi Rama: Bëhuni bashkë me opozitën jashtë parlamentare dhe hiqni tabelën e shumëzimit. Liberalizoni aritmetikën. Se kështu siç vajti kjo punë që të angazhohesh në opozitë që ta bësh të bardhën të zezë, aritmetikën subjektive. Cfarë mund të bëni më shumë sesa të çlironi shqiptarët nga stresi i aritmetikës. Më besoni që jeni të besueshëm, kur ju të thoni që nuk duam një tabelë të unifikuar shumëzimi, pjestimi, mbledhje zbritje, jeni të besueshëm. Se jeni tap-topi. Mezi ju kemi, shqiptarët janë më të mençur sesa ju, ne dhe secili. Jeni disi më të mirë se ata. 

Rama: O Gramoz po ça është ky mo?

Gramoz Ruçi; Zoti Gjuzi të tërheq vëmendjen, do të të nxjerr jashtë nga salla.

(Gjuzi flet në këmbë)

Ruçi: Po flet nga vendi, nuk lejohet zotëri. 

(f.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama seanca plenare 5 nentor 2020 edi rama seanca plenare 5 nentor 2020

Sondazh

Poll

Politike 5 Nëntor 2020, 08:08

TIRANË– Miratohet në parim projektligji “Për buxhetin e vitit 2021″. Me 87 vota pro, 9 kundër dhe dy abstenim, Kuvendi miratoi sot këtë projektligj nën deb...