Politike

Meta pret në takim kryetarin e Komunës së Bujanocit: Integrimi i shqiptarëve ndikon pozitivisht në marrëdhëniet mes Shqip

5 Nëntor 2020, 10:24 Nga DOSJA
Meta pret në takim kryetarin e Komunës së Bujanocit: Integrimi i

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ditën e sotme ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi. Meta vlerësoi rolin e partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës dhe përgëzoi të gjithë shqiptarët atje për rezultatin e arritur në zgjedhjet e fundit të përgjithshme në Serbi, duke fituar tre deputetë.

Presidenti Meta,tha se shteti shqiptar gjithnjë ka kërkuar që trajtimi i shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të bëhet në përputhje me standardet më të përparuara ndërkombëtare dhe demokratike për pakicat, duke i konsideruar ato si ura lidhëse mes popujve tanë.

“Integrimi i plotë i shqiptarëve në të gjitha nivelet e administratës qendrore, por edhe në atë vendore, si dhe respektimi i të drejtave të tyre ndikon pozitivisht edhe në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë”, – u shpreh kreu i Shtetit.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta nagip arifi ilir meta nagip arifi

Sondazh

Poll

Politike 5 Nëntor 2020, 08:08

TIRANË– Miratohet në parim projektligji “Për buxhetin e vitit 2021″. Me 87 vota pro, 9 kundër dhe dy abstenim, Kuvendi miratoi sot këtë projektligj nën deb...