Politike

Rama flet për buxhetin 2021: Rritje me 40% të pagave për bluzat e bardha, mësuesit dhe investime në shëndetësi! PD-ja bë

5 Nëntor 2020, 10:49 Nga DOSJA
Rama flet për buxhetin 2021: Rritje me 40% të pagave për bluzat e

TIRANE– Kryeministri Edi Rama përsëriti sot në Kuvend se biznesi i vogël deri në vitin 2029 nuk do të ketë taksa, dhe TVSH. Kryeministri tha se buxheti i vitit 2021 parashikon rritje pagash, por edhe një investim më të madhin në 30 vite në shëndetësi. Kryeministri krahasoi investimet e qeverisë së tij me qeverinë Berisha, duke sqaruar se sipas tij, demokratët kanë bërë vetëm tendera.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Atëherë shkurtimisht për ta materializuar këtë që thashë…ky buxhet konfirmon se taksa zero për biznesin e vogël është dhe do të mbetet aty. Ua kam thënë deri në 2029, biznesi i vogël nuk do të ketë taksë mbi fitimin dhe s’do të ketë TVSH deri në 100 mijë dollarë xhiro. Nga ana tjetër ne na duhet të financojmë rindërtimin, na është dashur të financojmë të gjithë periudhën e mbylljes, gati çerek milionë njerëz ti financojmë nga buxheti. Nga buxheti i 2021 ne bëjmë një rritje pagash, që më thoni kush e bën në rajon, keni dëgjuar gjë për rritje pagash në rajon? Është angazhimq ë merret dhe është aty për të gjithë vitet. 40% rritja e pagave për bluzat e bardha, miratohet sot nga Kuvendi dhe nga 1 janari në vazhdim të shumë 1-janarëve nuk ikën nga COVID-i dhe nuk vjen nga COVID-i. Edhe rritja e pagave për mësuesit është aty.

Angazhim për sot për nesër për të ardhmen, i patundshëm. Ky buxhet përbën angazhimin më të madh financiar të një qeverie për sistemin shëndetësopr në 30 vite. Më vjen mirë që kush shan shëndetësinë hyn tek kategoria e atyre që nuk kanë shkuar në spital. Shëndetësia nuk është ajo që ishte dhe iu ka mbetur në mendje, ku skishte çarçafë, batanije, banjo, aspirina, por kishte vetëm banjo me ujë, dhe banja identifikohej nga uji që dilte poshtë derës dhe thoje “po këtu duhet të jetë”, shkoni hapni sytë ku janë spitalet. Po ejani ju, mo, më tregoni një punë konkrete. E vetmja gjë që iu shkon goja është autostrada në Kukës, cila autostrada pa dalje?

Pa hyrje? Që shkon gjerë dhe përfundon si grykë shisheje? Ikni tani shihni ndryshimin. Një rrugë e lënë rrugëve ishte dhe ajo. Sikundër të gjitha ato që keni bërë ju, janë qamete. Ore dilni thoni, shko shiko një shkollë, se ju bërët tendera jo rrugë. Numrin më të lartë të tenderave, por punë të bëra në terren? Ku? Ku ku? Më tregoni, kopështin filan e kemi bërë ne? Më tregoni një pavion spitali, më thoni ejani të të tregojmë sesi ne e bëmë këtë pavion dhe ndryshuam standartet. Cilin pavion, që nis pllakat 25 me 25 me ngjyrë gri, ecën dhe pak 35 me 35, se janë bërë 3 tendera për pllakat e një pavioni. Për cilën, tenderat Qafë-Pllosh, që ishte ura për të bërë lojëra uji, akuadrom? 

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama seanca plenare 5 mars 2020 edi rama seanca plenare 5 mars 2020

Sondazh

Poll