Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Bota
Kosova në Hagë/ Presidenti Thaçi jep dorëheqjen: Mu komunikua akt-akuza! Zëvendësohet përkohërisht nga Vjosa Osmani (Bas
5 Nëntor 2020, 07:43Nga DOSJA
KOSOVË–Vjosa Osmani emërohet presidente e Kosovës, pas dorëheqjes së Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pasi konfirmoi aktakuzën e ngritur nga Dhoma e Specializuara në Hagë, ka bërë me dije edhe dorëheqjen e tij nga posti i Presidentit. Përpara mediave, Thaçi tha se në Hagë nuk mund të shkojë Presidenti i Kosovës, e për këtë gjë, ka dhënë edhe dorëheqjen. Ai premtoi se nga Haga, do të kthehet faqebardhë, pavarësisht akuzave për krime lufte. Ndërsa Osmani i është drejtuar popullit me një fjalim të shkurtër si presidente, duket kërkuar që të gjithë të qëndrojnë të bashkuar duke vënë theksin edhe njëherë tek krimet që Serbia ka kryer në Kosovë. Tashmë Thaçi pritet që të niset për në Hagë, pasi shkoi vetë këtë mesditë në zyrat e EULEX në Kosovë. Më herët, për në Hagë është nisur edhe kreu i Partisë Demokratike Kosovare, Kadri Veseli, bashkë me ish-komandantin e UÇK-së Rexhep Selimi, njëherësh kreu i grupit parlamentar të Vetëvendosjes.
Vetë Veseli përmes statusi në rrjetet sociale shkroi se do të shkojë vetë në Hagë për t’iu përgjigjur akuzave, por megjithatë nuk ka dhënë të tjera detaje rreth akuzave. Edhe Veseli u tërhoq nga të gjitha detyrat politike dhe publike duke shkuar në Hagë si qytetar i thjeshtë. Pak para nisjes për në Hagë, Rexhep Selimi dhe disa deputetë të Vetëvendosjes sipas mediave kosovare, kanë kryer homazhe në varrin e aktivistit Astrit Dehari.
Lajmi i dorëheqjes së Thaçit ka shkaktuar një valë reagimesh. Presidenti Ilir Meta, shprehet optimist se lufta e Kosovës do të dalë kryelartë nga kjo betejë.
Dje u arrestua ish-parlamentari Jakup Krasniqi nga EULEX. Krasniqi akuzohet nga Dhomat e Specializuara për krime lufte gjatë Luftës së Kosovës. Sot iu komunikua akt-akuza dhe Kadri Veselit, kryetar i PDK-së dhe, Rexhep Selimi, kryetar i grupit parlamentar të Vetëvendosjes. Kosova është në ‘dridhje’ nga akuzat e Hagës, ku priten arrestime të tjera në ditët në vijim.
(a.k;i.a;f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BRUKSEL- Me deklaratën e tij të njëanshme për fitoren, Donald Trump ka shkaktuar reagime të politikanëve evropianë. Fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA e...
SHBA- Miçigani, një shtet vendimtar që do të ndihmojë në përcaktimin e fituesit në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara, po vazhdon numërimin...
Pavarësisht nga ankthi i konsiderueshëm parazgjedhor, miliona amerikanë shkuan në votime të martën për të zgjedhur presidentin e tyre në një proces të qetë dhe ...
SHBA– Ngushtohet ‘rripi’ për Donald Trump e ndërsa Joe Biden ka nisur ta mendojë veten e tij në Shtëpinë e Bardhë, pasi në SHBA ka nisur numërimi mbrapsht për p...
SHBA– Joe Biden shpallet fitues në shtetin e Michigan, i cili i ka siguruar 16 vota elektorale, duke e çuar totalin në 263.Biden fitoi me një rezul...
Bota 4 Nëntor 2020, 06:05
SHBA– Përplasje e fortë në SHBA! Ndërkohë që ende nuk ka mbaruar numërimi i votave, Presidenti Donald Trump u ka bërë thirrje qendrave të votimit që të ndalojë ...
SHBA– Akuzat e presidentit Donald Trump lidhur me ndërhyrje në numërimin e votave më favor të kundërshtarit të tij Joe Biden nuk janë pritur mirë.Përve&cc...
PRISHTINË– Ish-kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas lajmit se kreu i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi do të niset nesër për në Hagë,...
SHBA– Presidenti amerikan Donald Trump vazhdon të jetë në shënjestër të Twitter për shpërndarjen e lajmeve të rreme për zgjedhjet në Amerikë. Së fundmi ai shkru...
NORVEGJI- Çmimet e energjisë elektrike në disa pjesë të Norvegjisë ranë nën zero për herë të dytë në histori dhe banorët në Norvegjinë jugore ‘u paguan’ ...