Politike

“Jo morët borxh këtu, jo atje”, Rama ‘sqaron’ deputetët: Është aftësi për ta paguar, na i japin se kanë besim…

5 Nëntor 2020, 10:24 Nga DOSJA
“Jo morët borxh këtu, jo atje”, Rama ‘sqaron’

TIRANE– Rindërtimi ka zënë një pjesë të rëndësishme në fjalën e kryeministrit Edi Rama sot në seancën plenare. Rama tha se akuzat se qeveria ka marrë shumë miliona borxh duke rrezikuar financat e vendit janë “dokrra”. Rama tha se marrja borxh tregon aftësinë e qeverisë për të paguar këto para, pasi sipas tij, ai që të jep borxh ka verifikuar mundësitë e Shqipërisë për t’i paguar. 

PJESË NGA FJALA E RAMËS: 

Më 26 nëntor do të hapim një numër jo të vogël shkollash. Lagjet e reja do të jenë shëmbëlltyra që ne duam për Shqipërinë. Do dalim më të fortë. Lërini këto dokrra, jo morët borxhe këtu, jo morët borxhe atje. E para, çështja e çdo qeverie gjithmonë nuk është sa borxh merr, por sa aftësi ke për të marrë borxh. Nuk të jep njeri borxh nëse nuk ke aftësi për ta paguar borxhin. Tregjet e kapitaleve nuk kanë zemër, nuk mendojnë për mijëra familje që duhen strehuar me shpejtësi, nuk mendojnë për mijëra familje që nuk u lanë rrugëve, por nga hotelet më të mira të Durrësit kaluan në shtëpi me qira që paguhen sot dhe do paguhen dhe vitin e ardhshëm nga qeveria. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama seanca plenare 5 nentor 2020 edi rama seanca plenare 5 nentor 2020

Sondazh

Poll

Politike 5 Nëntor 2020, 08:08

TIRANË– Miratohet në parim projektligji “Për buxhetin e vitit 2021″. Me 87 vota pro, 9 kundër dhe dy abstenim, Kuvendi miratoi sot këtë projektligj nën deb...