Aktualitet

Me kallashnikov dhe 22 fishekë në banesë, arrestohet 30-vjeçari i rrezikshëm në Tiranë, dhunonte dhe bashkëshorten

5 Nëntor 2020, 11:53 Nga DOSJA
Me kallashnikov dhe 22 fishekë në banesë, arrestohet

TIRANË– Një 30-vjeçar me inicialet R.E., është vënë në pranga pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet se efektivët kanë zbarkuar në shtëpinë e 30-vjeçarit, pasi ky i fundit ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes.

Gjatë kontrollit, në banesë është gjetur një kallshnikov, me një krehër me 20 fishekë. Këto marialet janë sekuestruar, ndërsa 30-vjeçari i vënë në pranga akuzohet për ‘armëmbajtje pa leje’ dhe dhunë ndaj familjarëve.

Njoftimi i policisë Tiranë. Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një rasti të dhunës në familje. Ushtronte dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes dhe mbante armë zjarri në banesë, vihet në pranga 30-vjeçari. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, me një krehër me fishekë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Asdreni”, një 30-vjeçar kishte konflikt me bashkëshorten dhe mbante armë zjarri në ambientet e banesës së tyre, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë duke parandaluar përshkallëzimin e dhunës në familje. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë banesë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, me një krehër me 22 fishekë. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. E., 30 vjeç dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 30 vjecari ne tirane tirane arrestohet 30 vjecari ne tirane tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Nëntor 2020, 10:00

TIRANE– Durim Bami, shënjestra e atentatit në Tapizë, ku u plagos kushëriri i tij, Ervin Kodra, është i paarritshëm për Policinë e Shtetit. Menjëherë pas atenta...