Aktualitet

Plagosja në Fier, shpallet në kërkim ‘nipçja’ i Ben Qimes bashkë me shokun e tij, pasi qëlluan me armë 34-vjeçarin,

5 Nëntor 2020, 11:47 Nga DOSJA
Plagosja në Fier, shpallet në kërkim ‘nipçja’

FIER– Zbardhet plagosja e 34-vjeçarit në Fier, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë. Dosja.al ka mësuar se autori i ngjarjes është Ilir Boriçi, pjesë e grupit të Boriçëve të Fierit dhe ‘nipçja’ i Ben Qimes. Ai bashkë me bashkëpunëtorin në krim, Fatmir Krasniqin, janë shpallur në kërkim, për ngjarjen e dy ditëve, ndërkohë që në pranga kanë rënë dy persona të tjerë.

Bëhet fjalë për Armir Budinin dhe Juljan Mahmutajn (dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike), të cilët akuzohen për veprën penalë “moskallëzim krimi”.

Si nisi sherri i para dy netëve?

I plagosuri, 34 vjeç me inicialet M.M., është përfshirë në një debat me Ilir Boricin. Sherri për motive banale por që ende nuk dihen konkretisht ka agravuar dhe Boriçi, ka nxjerrë armën. Në bashkëpunim me Krasniqin, ai e ka qëlluar në këmbë 34-vjeçarin, duke e lënë të plagosur.

Dy të tjerët, Budini dhe Mahmutaj, kanë qenë në vendin e ngjarjes, por kanë fshehur krimin. 34-vjeçari i plagosur ndodhet ende në spital, pasi po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Dosja.al ka zbardhur edhe të shkuarën e të rrezikshmit Boriçi, i cili ka rënë më shumë se pesë herë në prangat e policisë, por sërish ka fituar lirinë për të trauzar ujërat e krimit në Fier dhe jo vetëm. Vetëm dy vite më parë, ai u arrestua sepse u kap me dy pistoleta dhe një shpatë në banesë, ndërkohë që SKEDA e tij numëron edhe pesë ngjarje të tjera.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet armir budini fatmir krasniqi fier ilir borici julian mahmutaj plagoset 34 vjecari ne fier armir budini fatmir krasniqi fier ilir borici julian mahmutaj plagoset 34 vjecari ne fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Nëntor 2020, 10:00

TIRANE– Durim Bami, shënjestra e atentatit në Tapizë, ku u plagos kushëriri i tij, Ervin Kodra, është i paarritshëm për Policinë e Shtetit. Menjëherë pas atenta...