Aktualitet

Përfituan 132 mijë euro/ Apeli nxjerr nga qelia ish-kreun e prokurimeve në OSHEE, Erlis Bushatin

5 Nëntor 2020, 11:45 Nga DOSJA
Përfituan 132 mijë euro/ Apeli nxjerr nga qelia ish-kreun e

TIRANË– Gjykata e posaçme e Apelit ka ndyshuar masën e sigurisë për drejtorin e prokurorimeve në OSHE Erlis Bushatin. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se për Bushatin, i cili kishte marrë masën arrest me burg tashmë është lënë në arrest shtëpie. Bushati i dyshuar për korrupsion, u arrestua pak ditë më parë nga ana e Policisë së Tiranës, pas urdhërit të lëshuar nga SPAK.

Bushati ishte i vetmi nga katër zyrtarët e OSHEE-së që ishte në burg, duke qenë se  drejtoresha e kabinetit të kreut të OSHEE-së Albana Ferraj, u arratis nga vendi një ditë para lëshimit të fletëarresteve. Ndërkohë që për dy punonjëset e tjera Irma Dërgutin dhe Athinta Papën ishte dhënë masa e arrestit të shtëpisë që prej fillimit të urdhërit të SPAK.

Më 20 tetor SPAK ka lëshuar 4 urdhër arreste për arrestimin e Albana Ferrajt, Elis Bushatit, Athinta Papës dhe Irma Dërgutit.

Dosja sqaron qartë, se në vitin 2016, OSHEE ka realizuar një tender për “shërbim konsulence” me fond limit prej 138 milionë lekë të reja. Hetuesit thonë se ka dyshime të arsyeshme se Bushati, Papa, dhe Dërguti si anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, kanë favorizuar në mënyrë të padrejtë një kompani italiane, “COM METODI” S.P.A, me seli në Milano, Itali. Sipas SPAK, në këtë skemë ka hyrë edhe Albana Ferraj, e cila ka qenë drejtoreshë e Divizionit Tregat dhe Drejtorit të Kabinetit në OSHEE dhe ka marrë një shumë prej 131 mijë euro në formë rryshfeti për të favorizuar kompaninë italiane në tenderin e zhvilluar në vitin 2016.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albana ferraj erlis bushati korrupsion ne oshee albana ferraj erlis bushati korrupsion ne oshee

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Nëntor 2020, 10:00

TIRANE– Durim Bami, shënjestra e atentatit në Tapizë, ku u plagos kushëriri i tij, Ervin Kodra, është i paarritshëm për Policinë e Shtetit. Menjëherë pas atenta...