“Jam Monika Kryemadhi unë”/ Kryetarja e LSI-së, sherr me policinë në Durrës se u kap pa maskë, firmos gjobën: Do t’
5 Nëntor 2020, 09:46Nga DOSJA
DURRËS– Gjobitet për herë të dytë për mosmbajtjen e maskës Monika Kryemadhi! Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim është përfshirë në një sherr masiv me efektivët e Policisë, gjatë një takimi që pati me qytetarët e Durrësit. Kryemadhi, njësoj si më parë, është paraqitur në takim pa maskën mbrojtëse ndaj Covid-19, dhe pikërisht për këtë arsye është përfshirë në debat me policinë.Efektivi i ka kërkuar kartën e identitetit Kryemadhit, e cila i ka dhënë të dhënat verbalisht.
“Unë jam Monika Kryemadhi vëlla, e bija e Ramazan Kryemadhit, vërë atë 30 mijë lekëshin tënd,”- dëgjohet të thotë kryetarja e LSI-së.
Në debat është përfshirë edhe Elona Guri, e cila shoqëronte Kryemadhin.
“Përse shqetësoheni kaq shumë për shëndetin tonë?’- thotë ajo teksa flet me një prej efektivëve.
Një prej të moshuareve, banore e zonës, ndërhyri gjithashtu.
‘Para se të shqetësoheni për maskat ju, pse nuk mendoni për mua që kam një vit këtu e nuk më vjen njëri…..ka një vit që më iku goca në dhe,”- thotë gruaja në fjalë.
Më pas, Kryemadhi firmosi gjobën teksa u dëgjua të thotë: Do t’ja çjerrim maskën Edi Ramës.
Monika Kryemadhi u gjobit edhe një ditë më parë, pasi zhvilloi një takim me banorët e prekur nga tërmeti në Kombinat, bashkë me Floida Kërpacin. Pas gjobitjes, kryetarja e LSI-së deklaroi se nuk kishte dijeni, pasi nuk ishte ndaluar nga asnjë efektiv. Kryemadhi e ka kundërshtuar rregullin e detyrueshëm për vendosjen e maskës në ambiente publike. Ajo u ka bërë thirrje edhe qytetarëve më herët, që të mos e vendosin maskën.
(a.k;f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BALLSH- Gratë e naftëtarëve kanë hyrë sot në ditën e 22 të grevës në Ballsh. Të pyetura nga gazetarët ato janë shprehur se situata është e vështire si nga ana p...
TIRANË- Detaje të reja janë publikuar në lidhje me atentatin e mbrëmjes së të mërkurës në Tapizë, ku mbeti i plagosur 35-vjeçari Ervin Kodra, kushër...
TIRANË– Objektivi i atentatit të dështuar që ndodhi një ditë më parë në Tapizë të Fushë Krujës, ishte Durim Bami dhe jo Ervin Kodra. I konsideruari si i fo...
TIRANE– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore.Dosja.al, Fax, Top Channel, Klantv dhe Gazeta Tema kanë në në faqe të...
TIRANË- Sipas MeteoAlb dita nis me vranësira të dendura dhe shira të izoluar në zonat veriore dhe qendrore. Por pasditja dhe mbrëmja sjellin shira të pakët...
ELBASAN– Fotoja që po shikoni vjen nga banesa e Talo Çelës në Katund të Ri, në ambientet e jashtme të së cilës ka shpërthyer gjatë natës një sasi eksploz...
ELBASAN– Shtëpia e Talo Çelës, një prej personave të shumëkërkuar në Shqipëri, pasi akuzohet për një seri ngjarjesh, është shpërthyer me tritol në pjesën...