Aktualitet

Atentati në Krujë/ Objektivi ishte Durim Bami, devijoi makinën kur kuptoi se do qëllohej me breshëri plumbash

5 Nëntor 2020, 09:01 Nga DOSJA
Atentati në Krujë/ Objektivi ishte Durim Bami, devijoi makinën

TIRANË- Detaje të reja janë publikuar në lidhje me atentatin e mbrëmjes së të mërkurës në Tapizë, ku mbeti i plagosur 35-vjeçari Ervin Kodra, kushëriri i Durim Bamit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se objektivi i atentatit nuk ka qenë Ervini por, një person i njohur për autoritetet shqiptare siç është Durim Bami.

Ky i fundit, i cili ndodhej në makinën e kushërit të tij, ka kuptuar se do të qëlloheshin dhe më pas ka devijuar rrugën, ku dhe u ka shpëtuar plumbave. Mësohet se pas atentatit të dy janë pyetur në lidhje me ngjarjen, por që asnjëri nuk ka dhënë detaje se kush mund të kenë qenë autorët që kryen atentatin.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Tapizë të Fushë Krujës, ku një kalimtar ka qëlluar me armë zjarri mbi 35-vjeçarin, i cili ndodhej brenda makinës së tij. Pasi ka qëlluar disa herë me armë, agresori ka menduar se e ka vrarë 35-vjeçarin, dhe pa u kthyer që ta kontrollonte është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Por fati duket se ka qënë në anën e 35-vjeçarit, i cili ka arritur të shpëtojë. Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.

(A.K;F.G/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat kusheririt te durim bamit durim bami ervin kodra atentat kusheririt te durim bamit durim bami ervin kodra

Sondazh

Poll