Aktualitet

Durim Bami bashkë me ‘krahun’ e tij të djathtë u qëlluan 5 herë me armë zjarri, dyshja e ‘pandarë’ po lëvizte ng

5 Nëntor 2020, 09:52 Nga DOSJA
Durim Bami bashkë me ‘krahun’ e tij të djathtë u

TIRANË- Një atentat në dukje i zakonshëm ka risjellë në vëmendje të kronikës së zezë, Durim Bamin. I riu nga Kruja, i njohur për publikun por edhe politikën, ishte dukë udhëtuar dje bashkë, në automjetin e tij me Ervin Kodra. Kodra, për të cilin burime për Dosja.al bëjnë me dije se njihet si krahu i djathtë i Bamit, u plagos, ndërsa autorët u larguan pa parë më tej. Po ashtu, po të njëjtat burime bëjnë me dije se Bami dhe Kodra ishin nisur nga Kamza drejt Krujës, zonë ku edhe rri Bami. Megjithëse automjeti ku ndodhej Bami ishte i blinduar, kjo nuk i ka penguar autorët që ta plagosin bashkëudhëtarin e tij. 

Autorët u larguan me mjetin tip “Volkswagen Golf 5′ që u gjet i djegur sot në Valias, ndërsa brenda mjetit nuk ka asnjë shenjë identifikuese. Autorët i kanë hequr makinës edhe numrin e shasisë, ndërsa brenda mjetit nuk ka patur armë, siç ndodh zakonisht në këto atentate. 

Ndërkohë që nga verifikimi që është bërë në vendngjarje janë gjetur gëzhoja. 

Por kush është Durim Bami? I dënuar më herët për vjedhje me armë, Bami zuri titujtë kryesorë të mediave në vitin 2015, për një atentat të pretenduar nga deputeti Tom Doshi. Dosja përfundoi në prokurori, ku u zbulua dhe inskenimi. Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami u akuzuan për kallëzim të rremë, pasi Doshi akuzoi presidentin e sotëm Ilir Meta, se i kishte porositur një atentat me një pagesë prej 500 mijë euro. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat kusheririt te durim bamit durim bami ervin kodra atentat kusheririt te durim bamit durim bami ervin kodra

Sondazh

Poll