Aktualitet

5 Nëntor 2020, 10:00 Nga DOSJA

TIRANE– Durim Bami, shënjestra e atentatit në Tapizë, ku u plagos kushëriri i tij, Ervin Kodra, është i paarritshëm për Policinë e Shtetit. Menjëherë pas atentatit, efektivët e Policisë kanë shkuar në banesën e Bamit në Krujë, por ai nuk është gjetur atje. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se janë shoqëruar 5 persona, mes tyre edhe i vëllai i Durim Bamit, Valter Bami.

Ndërkohë që nuk ka asnjë pistë që mund të çojë në identifikimin e autorëve, mësohet se personat që qëlluan mbi makinën e blinduar që drejtohej nga Durim Bami, kanë qenë të vendosur në një pikë ku shitet mermer në rrugën lidhëse Kamëz-Krujë.

Por për grupin hetimor, Durim Bami nuk ka qenë vetëm shënjestra e atentatit. Gjetja në vendngjarje e gëzhojave të automatikut dhe e një arme tip “pistoletë”, i bën ata të ndërtojnë dinamikën e atentatit, ku sipas burimeve, Bami është përplasur me atentatorët.

Atentati ndodhi dje pasdite në Tapizë ku është plagosur Ervin Kodra, 35 vjeç, kushëriri i Durim Bamit, (djali i dajës). I plagosuri ka shkuar vetë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por sot u zbulua se kur u plagos, ai shoqërohej nga Durim Bami, i cili ishte edhe shënjestra e atentatit.

Por kush është Durim Bami? I dënuar më herët për vjedhje me armë, Bami zuri titujtë kryesorë të mediave në vitin 2015, për një atentat të pretenduar nga deputeti Tom Doshi. Dosja përfundoi në prokurori, ku u zbulua dhe inskenimi. Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami u akuzuan për kallëzim të rremë, pasi Doshi akuzoi presidentin e sotëm Ilir Meta, se i kishte porositur një atentat me një pagesë prej 500 mijë euro.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat kusheririt te durim bamit durim bami ervin kodra atentat kusheririt te durim bamit durim bami ervin kodra

Sondazh

Poll