Aktualitet

Atentat të “fortit” të Niklës, Durim Bami i shpëtoi pritës në Tapizë duke devijuar makinën, autorët dogjën

5 Nëntor 2020, 08:21 Nga DOSJA
Atentat të “fortit” të Niklës, Durim Bami i

TIRANËObjektivi i atentatit të dështuar që ndodhi një ditë më parë në Tapizë të Fushë Krujës, ishte Durim Bami dhe jo Ervin Kodra. I konsideruari si i forti i Niklës, Durim Bami ishte në timon dhe po drejtonte makinën, brenda të cilës ishte edhe kushëriri i tij Ervin Kodra, 35 vjeç që mbeti i plagosur. Në momentin që kanë filluar të shtënat, Bami ka devijuar automjetin për t’ju shmangur plumbave dhe për rrjedhojë ka mbetur i plagosur vetëm kushëriri i shënjestrës, 35-vjeçari Kodra, i cili pas atentatit shkoi menjëherë në spitalin e Traumës, por i vetëm, pa Bamin. 

Cfarë ndodhi në vendngjarje? Burime për Dosja.al bëjnë me dije se sulmi me armë ka ndodhur në Tapizë, dhe se autorët ndodheshin në një pikë tregtimi mermeri në momentin që kanë qëlluar brenda automjetit të blinduar që drejtohej nga Durim Bami. Pasi kanë qëlluar 5 herë, ata janë larguar, ndërsa gjurmët e para janë mundur të gjenden vetëm sot. 

Sot, gjatë kontrolleve në fshatrat e Tiranës, dhe të Krujës, u gjet dhe mjeti i djegur në fshatin Valias, i cili dyshohet se iu përkiste autorëve. Makina e shkrumbuar është sekuestruar dhe është dërguar për ekspertizë të mëtejshme, ndërkohë që paraprakisht mësohet se mjetit i është fshirë dhe numri i shasisë, ndërsa brenda nuk u gjet asgjë. Por në vendngjarje u gjetën gëzhoja automatiku dhe 1 armë zjarri tip pistoletë. Policia ka shpërndarë grupe kontrollesh, të cilët vijojnë të krehin zonën e Kamzës dhe të Krujës, në kërkim të autorëve të atentatit.

Kush është Ervin Kodra, krahu i djathtë i Durim Bamit? 

35-vjeçari dhe ‘i forti i Niklës’, janë të dy emra të njohur për Policinë e Shtetit. Kodra dy vite më parë në Tiranë përplasi 4 makina me mjetin e tij tip “Tuareg” pasi nuk iu bind patrullave për të ndaluar, sepse në kroskot kishte fshehur 2 armë zjarri. Ndërsa Bami u bë i njohur pas akuzave të Tom Doshit, se ish-kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kishte porositur një atentat për ta ekzekutuar atë përmes tij kundrejt pagesës 500 mijë euro. 41-vjeçari ka qenë i dyshuar në vitin 2004 për një tentativë vrasjeje.

Ai u ndalua edhe në shtator të 2018 nga një operacion i RENEA-as në Nikël pas informacioneve se në banesat e të fortëve në këtë zonë kishte armë, drogë dhe sasi eksplozivi. Së fundmi Bami ka qënë edhe pjesë e listës së OFL-së, ku edhe është dashur që të justifikojë pasurinë.  Grupi hetimor ka përqëndruar hetimet në pistën e hakmarrjes për shkak të konflikteve të mëparshme të 35-vjeçarit të plagosur dhe Durim Bamit.

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat kusheririt te durim bamit durim bami ervin kodra plagoset ervin kodra plagosje ne fushe kruje tapizë atentat kusheririt te durim bamit durim bami ervin kodra plagoset ervin kodra plagosje ne fushe kruje tapizë

Sondazh

Poll