Sport

Superiorja: Të dielën java e dytë, ku spikasin Tirana-Teuta dhe Kukësi-Partizani!

5 Nëntor 2020, 10:12 Nga DOSJA
Superiorja: Të dielën java e dytë, ku spikasin Tirana-Teuta dhe

 

TIRANE – Kampionati i 82-të Kombëtar i Superiores, do të jetë mjaft i ngjeshur për shkak të bojkotit dy-mujor. Kështu, pas ndeshjeve të javës së parë, të luajtura të mërkurën e 4 tetorit, të dielën, në kalendar janë parashikuar të zhvillohen ndeshjet e javës së dytë të kampionatit.

Më pas, futbolli shqiptar do të përgatitet për ndeshjen miqësore ndaj Kosovës më 11 tetor në “Elbasan Arena”, si dhe dy ndeshjeve tepër të rëndësishme ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë për Nations League.

Katër takime të javës së dytë të Superiores do të luhen në orën 13:45, ndërsa takimi i Korçës mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, do të nisë në orën 16:45.

Në takimet e kësaj jave spikatin përballjet Tirana-Teuta, dy skuadrave që pritet të rivalizojnë për titullin në këtë edicion, pa harruar ndeshjen tjetër të orës 13:45, mes Kukësi-Partizani, që zhgënjyen në javën e parë me humbjet respektive ndaj Tiranës dhe Kastriotit.

Po në këtë javë, do të luhen edhe dy sfida që mund të konsiderohen derbi për afërsinë e qyteteve. Laçi pret Kastriotin, ndërkohë që në “Loni Papuçiu” të Fierit, Apolonia do sfidojë Bylisin.

Ja dhe kalendari i ndeshjeve të javës së dytë, e dielë, më 8 nëntor:

Tirana-Teuta (ora 13:45)

Laçi-Kastrioti (ora 13:45)

Apolonia-Bylis (ora 13:45)

Kukësi-Partizani (ora 13:45)

Skënderbeu-Vllaznia (ora 16:45)

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport apolonia - bylis java e dyte e superiores kukesi partizani laci - kastrioti skenderbeu-vllaznia superiorja tirana-teuta apolonia - bylis java e dyte e superiores kukesi partizani laci - kastrioti skenderbeu-vllaznia superiorja tirana-teuta

Sondazh

Poll

Sport 4 Nëntor 2020, 12:12

“Niko Dovana” ndryshon pamje

DURRES – Padurimin për fillimin e sezonit të ri janë shumë skuadra që po e tregojnë në mënyra të ndryshme. Kështu në “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit, skuad...

Sport 4 Nëntor 2020, 11:40

Tirana e fillon sezonin me surpriza

TIRANE – Të gjithë me sytë nga Tirana në këtë fillimsezoni, jo vetëm për faktin që është një ndër skuadrat më të mëdha në vend dhe me më shumë trofe, por edhe s...