Sport

“Ronaldo është një injorant, nuk ka respekt për shokët e skuadrës”, ish-futbollisti i Juventusit ofendon portugezin

4 Nëntor 2020, 17:46 Nga DOSJA
“Ronaldo është një injorant, nuk ka respekt për

ITALI– Për Cristiano Ronaldon ky është sezoni i dytë në Itali. Futbollisti portugez ka bërë mjaft mirë në Torino, por pa arritur të sjellë në klubin bardhezi trofeun më të lakmuar siç është trofeu i Champions League, aq shumë i dëshiruar nga drejtuesit. Megjithatë Ronaldo mbetet një aset mjaft i çmuar për Juventusin,por pavarësisht sukseseve, një ish futbollist si Pasquale Bruno ka shigjetuar yllin portugez.

I ftuar në në emisionin “Tiki Taka”, Bruno ka ofenduar Ronaldon duke e quajtur injorant, e kjo jo në lidhje me anën sportive, por me faktin se sulmuesi bardhezi nuk ka mësuar gjuhën italiane. Diçka e tillë nuk i ka lënë përshtypje të mrië ish-lojtarit italian, që e konsideron si një mungesë respekti për Italinë.“Ronaldo është injorant. Ka 2 vite që jeton në Itali dhe end nuk flet gjuhën tonë. Ai nuk ka respekt për shokët e tij të skuadrës dhe për italianët. Flet akona spanjisht”, ka thënë Bruno.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cristiano ronaldo pasquale bruno cristiano ronaldo pasquale bruno

Sondazh

Poll

Sport 4 Nëntor 2020, 08:57

Sot nis edicioni i 82-të i Superligës

TIRANE – Sot nis zyrtarisht edicioni i 82-të i kampionatit shqiptar të futbollit. Mungesa e gjuhës së përbashkët në disa kërkesa bazike të komunitetit të sporti...