Sport

Kuksianët akuzojnë gjyqtarin për humbjen ndaj Tiranës

5 Nëntor 2020, 09:52 Nga DOSJA
Kuksianët akuzojnë gjyqtarin për humbjen ndaj Tiranës

KUKES – Nënkampionët e Kukësit e kanë nisur me humbjen kampionatin e 82-të të Superiores. Në javën e parë ata janë mundur 2-0 nga kampionët e Tiranës, ndeshje kjo e zhvilluar në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës. Mbrojtësi maqedonas i bardhebluve, Najdovski (6’, 14’), në dy raste shënoi me kokë, duke fiksuar fitoren 2-0 të Tiranës.

Por humbja nuk është pritur mirë në kampin kuksian. Klubi verilindor, golin e parë të pësuar, ia faturon një gabimi të gjyqtarit të takimit, i cili sipas kuksianëve, nuk e ka parë që Najdovski ishte në pozicion jashtë loje, ndërkohë që ekzekutohej një goditje këndore.

“Kukësi ka debutuar në sezonin e ri futbollistik në Kategorinë Superiore me një humbje 2-0 ndaj Tiranës. Skuadra jonë ka provuar deri në fund duke pasur edhe shanse të mira shënimi por traversa ka mohuar golin tonë në ndeshjen që u luajt në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës.

Tirana kaloi në avantazh në minutat e para me një gol pas një goditjeje nga këndi, por dukshëm në pozicion jashtë loje ishte futbollisti i Tiranës i cili duhet theksuar se u përfshi në aksion, duke ndikuar në rrezen e portierit Xhika. Pak minuta më vonë, Tirana ka shënuar golin e dytë sërish nga një goditje këndi.

Në pjesën e dytë, Gega ka kryer edhe disa ndërrime duke aktivizuar Gavazaj, Cooper e Ymerin por sërish pa mundur të ndryshojë rezultatin e ndeshjes.

Skuadra jonë u paraqit në këtë ndeshje me uniformën e tretë (lejla) duke qenë se me bardh e blu ishte skuadra e Tiranës organizatore dhe arbitri i ndeshjes vendosi që ne të luanim me fanellën e tretë për të mos pasur probleme në fushë.

Ndeshja e radhës për Kukësin do të jetë të dielën ndaj Partizanit, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Skuadra do të synojë të lërë pas këtë ndeshje dhe të rikthehet te fitorja”, shkruhet në faqen zyrtare të skuadrës së Kukësit në “facebook”.

B.T (Dosja.al)

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kampionati i 82-te i superiores kukesi partizani stadiumi skenderbeu tirana verilinderet kampionati i 82-te i superiores kukesi partizani stadiumi skenderbeu tirana verilinderet

Sondazh

Poll

Sport 4 Nëntor 2020, 12:12

“Niko Dovana” ndryshon pamje

DURRES – Padurimin për fillimin e sezonit të ri janë shumë skuadra që po e tregojnë në mënyra të ndryshme. Kështu në “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit, skuad...

Sport 4 Nëntor 2020, 11:40

Tirana e fillon sezonin me surpriza

TIRANE – Të gjithë me sytë nga Tirana në këtë fillimsezoni, jo vetëm për faktin që është një ndër skuadrat më të mëdha në vend dhe me më shumë trofe, por edhe s...